Shkupi filloi me përgatitjet

Sot bardhekaltërit kanë lënë pas vete pauzën dimërore, duke u rikthyer me stërvitjen e parë për të shënuar fillimin e fazës përgatitore. Ekipi kishte grumbullimin e parë nën urdhrat e trajnerit Qatip Osmani dhe stafit teknik, për vitin 2020 dhe menjëherë ka nisur realizimin e plan-programit përgatitor.

Dita e parë ishte për testime në formën e fizikut të futbollistëve dhe të gjithë me sukses kaluan fazën e parë, që nesër të vazhdojnë me përgatitje në fitnes sallë.

Skuadra do të vazhdojë me punë deri me 22 janar për tu përgatitur më pas për fazën kryesore që do të zhvillohet në Antali. Kryesia e klubit tani më ka filluar të bëjë edhe kontaktet e para me skuadrat që do të jenë në intervalin e njëjtë kohor në Antali, ku edhe do të zhvillohen ndeshje kontrolluese.

Por para nisjes për në Antali, ekipi do të zhvillojë edhe një miqësore në Shkup, ku për datën dhe kundërshtarin do të informojmë në ditët në vazhdim.

Me ekipin në stërvitjen e parë ishte edhe ardhja e parë Jakup Berisha, i cili është pritur nga bashkëlojtarët.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT