Skuadra e FC Shkupit nga pasditja e premtes është stacionuar në Mavrovë ku ka filluar fazën e dytë të përgatitjeve, për të akumuluar forca të reja në vigjilje të sezonit të ri.
Fillimisht të premten është zhvilluar seanca e parë stëvitore, ndërsa sot ka zhvilluar dy seanca stërvitore ku kushtet si atmosferike ashtu edhe ato akomoduese janë në nivel të mrekullueshëm.
Ekipi nesër do të luajë dhe ndeshjen e dytë kontrolluese, ku do të testojë formën e futbollistëve përballë skuadrës së Renovës nga Tetova, që nesër përfundon fazën e përgatitjeve nga Ohri, për të ndalur në Mavrovë si “mysafire” e Shkupit.
Ndeshja në fjalë do të luhet në qendrën sportive në Mavrovë me fillim në orën 16:30 minuta.