Skuadra e Shkupit pas arritjes nga Antalia ku kaloi fazën kryesore të përgatitjeve, ka shfrytëzuar dy ditë pushim për tu ambientuar në klimën e vendit tonë, ndërsa sot në orët e pasdites ka zhvilluar seancën e parë stërvitore.
Ekipi ka punuar në atmosferë mjaft pozitive, ndërsa të gjithë futbollistët ishin në grumbullim dhe kanë vazhduar punën aty edhe ku e lan në Antalia.
Ekipi po bëhet tani më gati për sfidën e parë të sezonit pranveror, kur në stadiumin e Çairit për kundërshtar do të ketë ekipin e Borecit nga Velesi.
Të përkujtojmë se Shkupi sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e shtatë me 22 pikë të grumbulluara.
Ndeshja Shkupi – Boreci luhet të dielën me 16 shkurt, me fillim në orën 14:00.