Shkupi fitoi edhe miqësoren ndaj Feronikelit

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit ka luajtur miqësoren e fundit para fillimit të sezonit të ri futbollistik në Ligën e Parë të Maqedonisë, ndërsa u sfidua nga ekipi kosovar KF Feronikeli. Ndeshja përfundoi me fitore minimale 1:0 për Shkupin, me golin që e shënoi Bllazhe ilijoski në minutën e 31-të, nga pika e bardhë.

Ndeshja miqësore e luajtur në stadiumin e Çairit në Shkup ishte testi i fundit në kontrollueset për trajnerin Zekirija Ramadani, një javë para fillimit të kampionatit vendor. Të përzgjedhurit e Ramadanit treguan lojë stabile dhe me meritë e fituan sfidën ndaj Feronikëlit.

Të parët që u kanosën ishin mysafirët në minutat e para të lojës, me një tentim nga distanca. Por më pas pjesa e parë më shumë u dominua nga Shkupi.

në disa raste përmes Bllazhe Ilijoskit dhe Suhejl Muharemit bardhekaltërtit arrinin deri te porta kundërshtare, që më pas në minutën e 31, një mbrojtës i ekipit të Feronikelit luajti me dorë, që arbitri të akordon penalti. I saktë nga njëbëdhjetëmetra ishte Ilijoski që i dha epërsinë Shkupit.

Deri në fund të ndeshjes regjistruam edhe disa tentime, që përfundonin pas portës ose në duart e portierit mysafir.

Pjesën e dytë e dominuan më shumë futbollistët kosovar të Feronikelit, por pa ndonjë konkretizim, ndërsa në momentet vendimtare nuk arrinin të shënonin dhe në disa raste ishte kapiteni, portieri Zendeli që ju mohoi barazimin.

Skuadra nga Çairi do të vazhdojë me përgatitje për ndeshjen e javës së parë që luhet me 12 gusht, kur do të jenë mysafir të Sileksit në Kratovë.

FC Shkupi: Suat Zendeli, Toni Tipuriç, Amir Bilali, Abdulkadir Zango, Muharem Bajrami, Basilio Ndong, Ermedin Adem, Rron Broja, Suhel Muharemi, Blazhe Iljoski, Serxhio. Luajtën edhe Artan veliu dhe Jahja Abdulhadi.

 

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT