Shkupi fitoi Gostivarin për 45 minuta

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi ka zhvilluar edhe ndeshjen e fundit kontrolluese një javë para fillimit të sezonit pranveror, kur në xhiron e 19-të në Çair do të jetë mysafire skuadra e Metalurgut.

Edhe pse ndeshja e fundit kontrolluese ishte paraparë që të luhet në Çair, por shkaku u reshjeve të mëdha të shiut dhe që të mos dëmtohet fusha, Shkupi vendos që të udhëtojë drejt Gostivarit ku edhe zhvilluan ndeshjen në fushën me barë artificial.

Ndeshja filloi me befasi, pasi të parët në epërsi kaluan nikoqirët, në këtë rast futbollistët e Gostivarit, kur nga gjuajtja e lirë shënoi në minutën e 10-të, Ersen Sali, i cili këtë sezon u largua nga skuadra e Mlladost CD për të përforcuar Gostivarin.

Filip Petkovski (4) vazhdon me shënimin e golave
Filip Petkovski (4) vazhdon me shënimin e golave

Në anën tjetër Shkupi shumë shpejt mori veten dhe vuri lojën në kontroll. Ishte Florent Osmani i cili pas asistimit të Ardian Nuhiut shënoi në minutën e 17-të për të barazuar rezultatin në 1:1. Përsëri Osmani u tregua i saktë edhe në sulmin e shpejtë të organizuar në minutën e 25-të, kur në këtë rast asistoi Filip Petkovski. Përforcimi i fundit i Shkupit Petkovski ka vazhduar me paraqitje të mirë, i cili pas asistimit shënoi edhe një gol, kur në minutën e  36-të, shënoi për rezultatin 3:1.

Kështu edhe përfundoi pjesa e parë, por që deri në fund të ndeshjes nuk ndodhi që të ketë ndonjë gol tjetër, përveç se disa rasteve që kishin, Zuka, Maksuti dhe turku Akgun, por që gjuajtjet e tyre nuk dolën të jenë precize.

Shkupi ka përmbyllur ndeshjet kontrolluese, duke fituar tri ndeshje, atë ndaj Makedonija Gj.P me rezultat 5:1, pastaj e fitoi Novacin 2:1 dhe së fundi Gostivarin 3:1, barazoi me ekipin serb mlladost Lluçani 1:1, ndërsa pësoi disfatë nga Teteksi 1:0.

Futbollistët do të kenë të hënë ditë të lirë, ndërsa nga e marta fillojnë përgatitjet për ndeshjen me Metalurgun, ndeshje kjo e cila do të hapë sezonin pranveror. Ndeshja Shkupi – Metalurgu luhet të dielën në stadiumin e Çairit në Shkup me fillim në orën 14:00. / fcshkupi /

KF Gostivari – FC Shkupi 1:3 (1:3)

Golashënues: 10’ Ersen Sali (KF Gostivari), Floren Osmani  17’, 25’ dhe Filip Petkovski 36’ (FC Shkupi)

FC Shkupi luajti me këtë përbërje:

Suat Zendeli, Mevlan Murati, Sedat Berisha, Dimitrija Llazarevski, Bujamin Asani, Mevlan Adili, Ermedin Ademi, Muharem Bajrami, Filip Petkovski, Ardian Nuhiu dhe Florent Osmani.

Luajtën edhe: Jasir Bajrami, Enis Akgun, Muhamed Nureni, Hetem Arsllani, Husein Demiri, Filip Janevski, Finsik Zuka dhe Miran Maksuti

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT