Shkupi fitoi kontrolluesen ndaj kampionëve të Kosovës

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit ka luajtur ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore, ndërsa për kundërshtar e kishte ekipin kampion të Kosovës, Dritën nga Gjilani.

Me golat e shënuar në pjesën e dytë nga Omar Imeri dhe Suhejl Muharemi Shkupi ka shënuar fitore, por njëkohësisht duke treguar edhe një lojë të mrekullueshme që nuk mbet pa u duartrokit edhe nga publiku, që në kontrolluesen e parë në shkallët e stadiumit të Çairit, kishin ardhur rreth 1000 vetë.

Shkupi e filloi furishëm që nga minuta e parë, duke kërkuar që në fillim të shënojë golin. Sihet Bllazhe Ilijoski, ai i cili kërcënoi portën kampionëve të Kosovës, por që topi kaloi mbi portë. Ashtu sikurse kalonin minutat, Shkupi luante lojë më të rrjedhshme dhe tentonte nga krahët me Bunjamin Shabanin dhe Artan Veliun që të shërbejnë qendërsulmuesin Ilijoski, por tentimet e tij nuk arrinin që të përfundojnë pas shpinës së portierit Rexhepi.

Edhe Drita pati minuta e saja në pjesën e parë, por gjithçka kërkonin nga distanca, që doli të jenë tentime të pasuksesshme për kapitenin para shtyllave të Shkupit, Suat Zendeli. Me barazim pa gola u shkua në pushim.

Pjesën e dytë Shkupi e filloi me njëmbëdhjetë futbollistë tjerë, të cilët treguan se vërtet Shkupi këtë sezon ka një skuadër që secili prej futbollistëve do të luftojë për të siguruar vend në njëmbëdhetëshen e parë.

Minutë pas minute loja ishte shumë më dinamike, ndërsa posedimi i topit ishte nga Shkupi, me një mesfushë të fortë e udhëhequr nga Rron Broja dhe Stefan Vujçiç, ndërsa Muarem Muarem tregoi se jo rastësisht është futbollist me vlerë. Njëkohësisht edhe mbrojtja ishte mur i pakalueshëm për mysafirët.

Goli i parë erdhi në minutën e 64-të, pas një aksioni të shpejtë, kur Suhejl Muremi pasoi topin te Omar Imeri, i cili me qetësi plasoi në portën e Dritës.

Edhe goli i dytë ishte i shënuar në mënyrë të mrekullueshme, kur Muarem Muarem shërbeoi me top futbollistin e talentuar Suhejl Muharemi, i cili arriti të poshtë për herë të dytë portierin e Dritës. Futbollistët  e Shkupit nesër do të kenë ditë të lirë dhe njëkohësisht do të presin emrin e kundërshtarit për ndeshjen e parë të Liga Evropës, ndërsa të enjten pritet udhëtimi për në Turqi, ku do të vazhdojë faza e dytë përgatitore.

 

FC Shkupi – FC Drita 2:0 (0:0)

Golashënues: Omar Imeri (64) dhe Suhejl Muharemi (85)

Stadiumi i Çairit – Shkup: Shikues, 1000

Referuan: Nikolla Kostençev, Bojan Ivanovski, Vllatko Goshevski, refer i katërt Hristijan Bozhinovski.

FC Shkupi: Zendeli, Tipuriç, Krivanjeva, Ndong, Bajrami, Sefo, Stojkovski, Adem, Shabani, Ilioski, Veliu.

Në pjesën e dytë luajtën: Nuhiu, Ramadani, Bilali, Ondo, Ljamçevski, Vujçiç, Broja, Ismaili, Muarem, Muaremi, Imeri.

Trajner: Zekirija Ramadani

FC Drita: Rexhepi, Leci, Gorbeshi, Limani, Kuka, B. Shabani, Musaj, Xh. Shabani, Neziraj, Haxhimusa, Kryeziu.

Luajtën edhe: Livoreka, Krasniqi, Haliti, Bakaj, Ramadani, Shala dhe Krasniqi.

Trajner: Bekim Jusufi

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT