Shkupi fiton kontrolluesen e parë në Bolu

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit në ditën e shtatë të qëndrimit në Bolu të Turqisë, ku po kryen fazën kryesore të përgatitjeve për sezonin e ri, sot ka zhvilluar ndeshje kontrollese me ekipin boshnjak, NK Çelik nga Zenica, e që e ka fituar me rezultat minimal 1:0 (1:0). Ndeshja në fjalë i ka shërbyer stafit teknik dhe futbollistëve si lojë stërvitjeje, por njëkohësisht e para në këtë fazë përgatitore.

Për ekipin e Shkupit në këtë ndeshje trajneri Umit Karan kishte vendosur që të luajë me një njëmbëdhjetëshe plotësisht të re, pasi që nga skuadra u larguan disa futbollist, por edhe përforcimet që janë afruar gjatë këtij afati kalimtar nuk e kishin shijuar të luajnë në ekip.

Shkupi ndeshjen e filloi me këtë përbërje: Alban Miftari, Bojan Gjeorgievski, Mevlan Adili, Dare Ilievski, Fati Ismaili, Muharem Bajrami, Darboe Dambo, Besar Iseni, Sergio, Oumar Goudiaby, Marin Jurina.

Shkupi u tregua ekip më e mirë në këtë kontrolluese duke kaluar në avantazh me autor Oumar Goudiaby, që shënoi eurogol nga 30-t metra.

Rast të mirë gjatë kësaj gjysmë loje kishte edhe Besar Iseni, por që topi nuk përfundoi në rrjetë, e që në vazhdi të lojës kishte dhe disa gjysmë.

Edhe pse Çeliku nuk kishte lojë konkrete, arriti që pas avantazhit të nxjerrë një penalti, ku pas një ndërhyrje të mbrojtësit Darbo, arbitrat treguan në pikën e bardhë, por që nuk ishte preciz futbollisti boshnjak.

Në pjesën e dytë trajneri Karan, ndryshoi ekipin komplet duke ju dhënë mundësi që të luajnë të gjithë futbollistët, ndërsa raste të mira për shënim kishin Fatjon Jusufi dhe Artan Veliu, por që nuk ndryshuan rezultat.

Ndeshjen e radhës kontrolluese skuadra bardhekaltër e luan me 2 korrik, ndërsa për kundërshtar do të ketë skuadrën ukrainase Mariupol. Dy ditë më vonë do të luhet ndeshja CSM Politehnica IASI nga Rumania, me çka edhe do të mbyllen ndeshjet kontrolluese për tu përgatitur për ndeshjen e parë kualifikuese ndaj ekipi Pyunik FC që luhet me 11 korrik në Armeni.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT