Shkupi fiton miqësoren me rumunët e Politehnica

Skuadra e Shkupit e udhëhequr nga trajneri Umit Karan, ka shënuar fitoren e parë në kontrolluesen e dytë të zhvilluar në Antali, ku po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve për sezonin pranveror të kampionatit të Maqedonisë. Kundërshtarë në këtë përballje, ishte ekipi rumun, Politehnica IAȘI.

Pjesa e parë filloi me raste në të dy anët, ndërsa të parët u kanosën rumunët në minutën e 3-të me anë të Zaharia, i cili goditi nga distance por pa rrezikuar portën e Azizit. Më pas nuk kaloi shumë kohë, kur në minutën e 6-të në skenë ishte Angelov i cili është në formë të mrekullueshme, duke i dhënë epërsi Shkupit për 1:0.

Skuadra e Politehnica IAȘI arrin të barazojnë rezultatin në 1:1 në minutën e 18-të, ndërsa goli u shënua pas rivënjes nga këndi, ku më me kokë shënoi Burlacu.

Edhe pse rezultati u barazua, Shkupi vazhdoi të jetë ekip dominuese, duke kërkuar golin e përsisë përsëri. Kështu në minutën e 30-të, Serginio bëri disa driblime që të asiston te Angelovi, por ky i fundi edhe pse ishte ballë për ballë me portierin, nuk arriti të shënojë.

Në minutën e 38-të, përsëri Angellov ishte në një solo aksion, por topi shkoi skaj portës. Rast për të shënuar kishte edhe Besart Krivanjeva, i cili doli i vetëm para portierit kundërshtar, por goditja e tij shkoi mbi portë. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Angellov kishte një goditje të mirë, por topi edhe kësaj radhe përfundoi mbi portë.

Me të filluar pjesa e dytë, Shkupi vazhdoi me lojë të mirë dhe sulmuese, ku që në minutën e 46-të, Angellov doli përsëri i vetëm me portierin, që ky i fundit të luaj jashtë vijës së gjashtëmbëdhjetë metërshit. Arbitri akordoi goditje indirekte, ndërsa nga ky rast shënoi Angelov, por goli i tij ishte anuluar. Në minutën e 60-të, Rron Broja pas një aksioni u fut në zonën e rrezikut të ekipit rumun, ndërsa ndaj tij kishte ndërhyrje të palejuar, për të marrë penalti. Ekzekutues i saktë ishte kapiteni Muharem Bajrami në minutën e 60-të.

Vetëm tre minuta më vonë, trajneri Umit Karan largon nga fusha Bajramin, Angelovin dhe Bradjin, që në vend të tyre të futen Ramani, Abdul dhe Gabriel (ky i fundit që është në testime).

Deri në fund të ndeshjes skuadra jonë arriti të menaxhojë me lojën, duke mos lejuar kundërshtarin të organizojë sulme dhe nuk kishte kanosje serioze.

Të përkujtojmë se kjo është ndeshja e dytë kontrolluese që Shkupi e luajti në kuadër të përgatitjeve në Antali. Ndeshjen e parë e luajti ndaj kampionit vjeshtor të Ligës së parë të Iranit Sepahan FC me rezultat 1:3, ndërsa ndeshja e radhës është planifikuar të luhet të shtunën me 26.01.2019, ku për kundërshtar është ekipi hungarez, MTK nga Budapesta.

 

FC Shkupi: Azizi (’75 Jonuzi), Abdulhadi, Krivanjeva, Bilali, Ristevski, Bajrami (C) (’63 Ramani), Broja, Bradji (’63 Abdul), Sergio (’70 Veliu), Angelov (’63 Gabriel), Ustabasi.

Rezerva: Sefo, Berisha, Jashari

Politehnica IAȘI: Peralta, Bosoi, Mihalache, Popescu, Panțîru, Mihăescu, Chelaru, Burlacu, Zaharia, Orti, Enoh.

Rezerva: Tarnovanu, Gallego, Frasinescu, Gardoș, Sin, Qaka, Cioinac, Flores, Moussa, Petre, Cracea, Stefanovici, Platini, L.Rus.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT