Shkupi gati për Evropa Ligë

Shpërndaje:

FC Shkupi edhe zyrtarisht ka marë dritë jeshile për të garuar në Ligën Evropa. Në revizionin e dytë të Komisionit për Licencim pran FFM-së është konstatuar se FC Shkupi i plotëson të gjitha kushtet e kërkuara për të marë të drejtën e garimit si skuadrat e Vardarit, Rabotniçkit dhe Shkëndijës. Ditë më parë i njëjti subjekt nuk dha leje për garim për shkak të mosshlyerje me kohë të borxhit për këtë kompeticion. Problemi i vetëm ishte se FC Shkupi kishte paguar kotizimin e kërkuar, me një ditë vonesë nga afati i kërkuar. Pas lajmit pozitiv nga FFM, drejtuesit të klubit nga Çairi, shprehim falënderim publik për FFM-në dhe organet kompetente , të cilët kanë dalë në ndihmë skuadrës sonë në zgjedhjen teknike të marjes së licencës për garat evropiane. Në të njëjtën kohë , drejtuesit të FC Shkupit, në këtë periudhë kohore, kanë shlyer të gjitha borxhet, si atyre ndaj futbollistëve, por edhe kërkesave të tjera financiare ndaj subjekteve të tjera sportive dhe jo sportive, për të pasur një fillim të mbarë të sezonit të ri. Në këtë drejtim, aktuale janë pjesa e përgatitjeve , të cilat janë duke u shqyrtuar nga drejtuesit e klubit, të cilat kanë oferta të majme nga Sllovenia, Italia, Zvicra, por edhe nga Turqia. Në këtë pjesë të fundit , është oferta nga kampi i Fenerbahçes, në të cilët mund të përgatiten futbollistët tanë me ata të skuadrës së mirënjohur turke. Drejtuesit e FC Shkupit në koordinim me trajnerin Zekirja Ramadanin dhe stafin teknik janë duke rishqyrtuar përforcimet e radhës në merkaton e verës, ndërsa futbollistët aktual do të kthehen procesit stërvitor në fillim të muajit qershor, me stërvitje individuale, ndërsa ato zyrtare, që vlen për të gjithë futbollistët nisin më 6 qershor.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT