Shkupi gati për fillim të sezonit pranveror

Shpërndaje:

Shkupi gati për fillim të sezonit pranverorKlubi futbollistik Shkupi sezonin pranveror do ta fillojë në Shkup, por jo në stadiumin e Çairit, pasi që ndeshjen e parë sezonale e luan kundër “Skopjes” në lagjën e Autokomandës.

Shkupi dimëroi në pozitën e parë në tabelë me 13 pikë diferencë ndaj konkurrentëve të tij, ndërsa sezoni pranveror do të jetë sigurisht më i vështirë nga vetë fakti se ekipet pretenduese, si Vëllazërimi, Gostivari dhe Mlladost C.D., kanë përforcuar radhët e saja për të pretenduar një pozitë që do tu mundësonte atyre gjithashtu inkuadrim në Ligën e Parë.

Të përkujtojmë se Shkupi ka zhvilluar stërvitje të mira gjatë pushimit dimëror, duke e filluar në Shkup, e më pas vazhduan në Ohër për dhjetë ditë, që më pas përsëri të kthehen në Shkup. Gjatë kësaj faze Shkupi luajti dhe 5 ndeshje kontrolluese, duke shënuar katër fitore dhe pësoi një humbje. Fillimisht Shkupi e mundi Trepçën ’89 me rezultat 1:0, pastaj mundi ekipin Makedonija Gj.P 3:1, Vëllazërimin e fitoi me rezultat 2:1, pësoi disfatë nga Renova 3:1 dhe në ndeshjen e fundit ishte më e mirë se skuadra e Ligës së Parë Bregallnica 1:0.

“Mendoj se jemi përgatitur maksimalisht mirë. Kemi pasur kohë të mjaftueshme të konsolidojmë radhët tona dhe të fillojmë aty ku mbetëm. Sigurisht se nuk do të jetë lehtë aspak, pasi që në bazë të asaj që kemi mësuar e kemi kuptuar se edhe ekipet konkurrente nuk kanë qëndruar duarkryq dhe janë përfocuar mjaft. Por mos të harrojmë se ne jemi një ekip kompakte që së bashku luamë më shumë se një vit dhe kjo na bënë që të mos mendojmë për të tjerët sa për lojën tonë”, ka thënë trajneri Zekirija Ramadani i cili më pas ka shtuar se pret që ekipi i tij të jetë i gatshëm 100% diku pas xhiros së dytë.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT