Shkupi humbi tri pikë, por jo edhe betejën

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Ndeshja e xhiros së 32-t, e Ligës së Parë të Maqedonisë nuk solli fat për ekipin e Shkupit, edhe pse me shumë lojë të mirë dhe shumë raste për të shënuar, pësoi disfatë në momentin kur askush nuk e priste, edhe atë me konkurrentin e drejtpërdrejt për të siguruar mbetjen direkte në ligë, Pobedën.

Ndeshja filloi në mënyrën më të mirë për Shkupin, që hapi rezultatin shumë shpejtë në minutën e 5-të, me një super gol të Emmanuel Mbellas. Dhe më pas rastet radhiteshin si në shiritin filmik, qeraste të shpeshta, të Jasir Asanit, Besar Isenit, ndërsa shansin më të mirë përsëri e kishte Emmanuel Mbella, i cili për pak nuk ishte preciz. Dhe kur pritej fundi i pjesës së parë, mysafirët arrijnë nga një moment hutie të mbrojtjes dhe pa rast konkret të barazojnë rezultatin vetëm dy minuta para fundit Geshoski barazoi shifrat në 1:1.

Pjesa e dytë vazhdoi përsëri me dominim të Shkupit, duke sulmuar që nga minuta e parë, por që përsëri rastet mbeten vetëm për statistikë. Edhe një herë Shkupi pranoi një gol shumë të lehtë, në minutën e  58-t, Cvetanoski i solli epërsi Pobedës. Tani më Shkupi nuk kishte se çka të kërkonte para portës së Zendelit dhe të gjithë u hodhën në sulm. Nuhiu në fushë kishte futur të riun, Fatih Ismaili i cili goditi shtyllën, ndërsa pak më vonë transversalja shpëtoi përsëri Pobedën. Raste për të shënuar dy herë kishte Mbella, Besar Iseni, Bujamin Asani dhe Muharem Bajrami, por që në asnjë moment topi sikur nuk dëshironte të futet në rrjetin e mysafirëve. Referi kryesor i ndeshjes Faton Mustafi në disa raste shumë të rëndësishme nuk referoi ndërhyrje të palejuar ndaj futbollistëve të Shkupit, duke i dhënë një ndihmë të madhe mysafirëve, ndërsa vazhdimin për tri minuta e që duhej së paku të jetë 5, pasi kishte katër zëvendësime dhe shumë zvarritje të lojës nga futbollistët mysafir, arbitri Mustafi edhe ato tri minuta i shkurtoi në dy.

Thjesht Shkupi duhet të vazhdojë të kërkojë përmirësimin e gabimit në katër ndeshjet e radhës, për të mbetur në mesin e ekipeve më të mira në Ligën e Parë të Maqedonisë, pasi të dielën me 14.05.2017, do të jetë mysafire e Pelisterit në Manastir, që më pas të luajë në Çair ndaj Bregallnicës, do të do të udhëton në Kratovë te Sileksi dhe në ndeshjen e fundit është nikoqire e Makedonija Gj.P.

More to explorer

Ndahen pikët në Gjorçe Petrov

Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!