Në një ndeshje e përcjellë për 90 minuta me ofendime nga më të ndryshmet të adresuara në bazë nacionale nga ana e tifozëve huligan “Komiti”, e që për një asnjë moment nuk u ndëshkua nga delegati i ndeshjes, derbi i qytetit të Shkupit, në mes Vardarit dhe FC Shkupit ka përfudnuar me barazim 2:2.
Edhe pse në këtë ndeshje favorit absolut ishte skuadra vendase, ata nuk kanë arritur në asnjë moment të bëjnë më shumë kundrejt skuadrës së re të Shkupit, që kthehet në Ligën e Parë pas 6 viteve mungesë.
Të parët në epërsi kaluan pikërisht skuadra e Shkupit me golin e Ardian Nuhiu në minutën e 22-të, e që kështu të përfundojnë 45 minutat e para.
Pjesa e dytë filloi me sulme të shumta të Vardarit, e që në minutën e 65-të, ku sipas referit kryesor kishte luajtje me dorë, Vardari barazoi me anë të Bllazevskit.
Edhe pse skuadra e Shkupit pranoi gol, në disa momente tentoi që me kundërsulme të merr përsëri avantazhin, por ndodhi e kundërta. Nga një sulm i shoejt nga e djathta, Ivanovski shfrytëzoi tollovinë para portës së Zendelit për ti dhënë epërsinë Vardarit.
Të gjithë menduan se gjithçka kishte marrë fund dhe se vardari do të merr fitoren, por kështu nuk mendoi Mevlan Adili, i cili në një solo aksion arriti të godasë fortë, e që topi u dëbua nga portieri deri te Florent Osmani, i cili solli barazimin, që për Shkupin dhe tifozët e tyre që mbeten jashtë stadiumit, ishte më shumë se një fitore.
Menjëherë pas ndeshjes, më shumë se 2.000 tifoz ishin mbledhur para stadiumit të Çairit për të festuar barazimin së bashku me futbollistët. /fcshkupi/