Shkupi i filloi me fitore kontrollueset

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit ka luajtur dhe ndeshjen e parë kontrolluese pas fillimit të fazës përgatitore për sezonin pranveror. Në duelin e parë të zhvilluar në terrenin artificial në Gjorçe Petrov, të përzgjedhurit e trajnerit Visar Ganiu u treguan shumë të suksesshëm ndaj Makedonija Gj.P. skuadrë kjo e kategorisë së dytë, por që pretendon që këtë sezon të ngjitet në kategorinë superiore të Maqedonisë.

Ndeshja filloi dhe përfundoi me dominim total të “pëllumbave” nga Çairi, ndërsa serinë e golave e hapi Besar Iseni, i cili që në minutën e 14-të shënoi gol për 1:0 pas asistimit të Ardian Nuhiut.

DSC_8396 copy

Por në shpejtësi rezultati u barazua në minutën e 18-të, kur mbrojtja e Shkupit nuk ishte vendosur mirë, e që një goditje nga distanca e Stefan Llazareviq, befasoi edhe portierin Suat Zendeli. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2:1, ndërsa golin e epërsisë e shënoi Ardian Nuhiu në minutën e 24-të.

Pjesa e dytë solli ndryshim enë dy skuadrat për të provuar shumë futbollistë, ndërsa ndryshim pati edhe në rezultat. Shkupi vazhdoi me ritëm të njëjtë, duke shënuar edhe tre gola të tjerr. Fillimisht Janevski shënoi në minutën e 65-të, pas një aksioni të mirë dhe asistimi nga turku me pasaportë franceze, Enis Akgyn, ndërsa më pas nga pika e bardhë shënoi Muharrem Bajrami në minutën e 67-të. Shkupi shënoi edhe disa gola, që sipas arbitrave ishin nga pozita jashtë lojë. Por pikë në pesë vendosi përforcimi i fundit i Shkupit, mbrojtësi Sedat Berisha, i cili shënoi me pak sekonda para fishkëllimës së fundit.

DSC_8507 copy

“Jam i kënaqur nga rezultati por edhe nga loja që treguan të gjithë futbollistët. Sigurisht se kjo është ndeshja e parë dhe se do të na duhet ende kohë për të përmirësuar shumë punë, sidomos në repartin e mbrojtjes. Besoj se kemi kohë të mjaftueshme për të punuar në të gjitha përmirësimet, por ajo që është më e rëndësishmja se ekipi ka ruajtur bazën e zaj, ndërsa futbollistët që janë bashkuar me ne ngadalë por sigurt po e gjejnë veten”, ka thënë trajneri Visar Ganiu

Skuadra nga Shkupi vazhdon me stërvitje edhe më tutje në Shkup, ndërsa kontrolluesen e radhës e luan kundër ekipit serb Mlladost Lluçani me 3 shkurt në Ohër.

Golashënues:

FC Shkupi: Besar Iseni ’14, Ardian Nuhiu ’24, Filip Janevski ’65, Muharrem Bajrami ‘67 P dhe Sedat Berisha ’90.

Makedonija Gj.P.: Stefan Llazareviq ‘18

FC Shkupi luajti me këtë formacion:

Zendeli (J. Bajrami), Murati (Arifi), Adili (Berisha), Llazarevski (Destani), Asani (Sulejmani), Bajrami (Arsllani), Ademi, Zuka (Akgyn), Iseni (Janevski), Nuhiu (Maksuti), Osmani (Maliqi).

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT