Skuadra e FC Shkupit sot në orët e pasdites kishte fillimin e përgatitjeve të para për fazën e sezonit pranverorë, ndërsa fillimisht ekipin e takoi kryetari i skuadrës, Ejup Ademi, i cili të gjithë futbollistëve ju dëshiroi fillimisht të kenë shëndet dhe më pas të vazhdojnë me një paraqitje të mirë që të përfundojnë kampionatin në pozitë që do të garantonte mbetjen në elitën e futbollit.
Bardhekaltërit stërvitjen e parë e realizuan nën udhëheqjen e trajnerit të ri Visar Ganiu, i cili në këtë post erdh në vend të Zekirja Ramadanit, i cili u bashkua me Flamurtarin nga Vlora.
Në grumbullimin e parë pos lojtarëve që ishin pjesë e skuadrës në sezonin pranveror, prezent ishin edhe dy lojtar të ri nga Kosova, një nga Kumanova dhe një nga Turqia. Nga të gjithë këta, stafi teknik ka vendosur të shpalos vetëm emrin e futbollistit turk, Enis Akgyn.
Futbollisti turk Akgyn, i cili është me nënshtetësi franceze, së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Ligës së dytë franceze, Creteil, por duke luajtur tek akademia e kësaj skuadre.
Bëhet fjalë për një futbollist i cili luan si anësor i majtë dhe në mesfushë. Ai por edhe të gjithë të tjerët do të testohen nga stafi teknik dhe më pas do të vendoset se a do të veshin fanellën bardhekaltër apo jo.
Ndërkohë, “pëllumbat” nga Çairi do të stërviten deri më 29-30 janar, ndërsa stërvitjet janë duke i zhvilluar në kompleksin stërvitor të FFM-s. Nga klubi i Shkupit tani më kanë vendosur që fazën e dytë do ta realizojnë në Ohër. /fcshkupi/