FC Shkupi nga e premtja është akomoduar në qytetin e Ohrit, ku do të vazhdojë me fazën e dytë të përgatitjeve. Shkupi në Ohër do të qëndrojë 12 ditë, ku dhe do të shfrytëzoj në maksimumin kushtet e mira për stërvitje, ndërsa do të luaj dhe ndeshje kontrolluese.
Të premten pasdite është zhvilluara edhe stërvitja e parë ku morën pjesë 22 lojtarë të cilët janë grumbulluar nga trajneri Visar Ganiu,ndërsaprej sot (e shtunë), skuadra ka filluar medy seanca stërvitore, në mengjes nga ora 9:00 dge pasdite nga ora 15:30.
“Nga e premtja jemi akomoduar në Ohër, kushtet në hotel janë shumë të mira, po ashtu edhe terrenet janë në kushte të mirë. Jemi duke kërkuar të gjejmë edhe një kundërshtarë për datën 31 janar, nesë nuk arrijmë të gjejmë atëherë do të zhvillohet një ndeshje ku do të bëjmë dy ekipe nga futbollistët tanë. Me ekipin tani më është bashkuar edhe futbollisti brazilian Ivo Junior, i cili pritet që të adaptohet në klimën e vendit tonë dhe të arrijë të jetë sa më shpejtë pjesë e skuadrës”, ka thë trajneri Visar Ganiu.
Ekipi i Shkupit me 3 shkurt do të luaj edhe ndeshjen e parë kontrolluese në Ohër, e për kundërshtarë do të ketë skuadrën serbe të kategorisë së parë Mlladost Luçani, ndërsa tre ditë më vonë do të përballet me ekipin e Ligës së Dytë të Maqedonisë, Teteksin. /fcshkupi/