Shkupi i filloi përgatitjet për ndeshjen e parë sezonale

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit pas ndeshjes së fundit kontrolluese, të zhvilluar me 30 korrik, kanë shfrytëzuar dy ditë pushim me rastin e festës së Bajramit, dhe tani më prej sot u janë kthyer përgatitjeve për ndeshjen e parë sezonale.

Trajneri Muharrem Bajrami në përgjithësi në këtë fazë të përgatitjeve ka mbetur i kënaqur nga ajo që kanë treguar futbollistët, të cilët kanë treguar një disiplinë dhe angazhim të madh që kampionatin ta fillojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Me ekipin sot është njoftuar edhe futbollisti nga Kosta Rika, Freddy Alvarez i cili është përforcimi i radhës. Gjithashtu gëzon fakti që deri më sot ekipi nuk ka pasur asnjë futbollist të lënduar.

Skuadra e Shkupit tani më çdo ditë do të kryejë nga një seancë stërvitore, kur të dielën do të fillojë kampionati i ri i Ligës së Parë, ndërsa për kundërshtarë kemi ekipin e Shkëndijës së Tetovës.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT