Shkupi i griposur drejt Kërçovës për suksesin e radhës

Shpërndaje:

Shkupi i griposur drejt Kërçovës për suksesin e radhësXhiroja e 13-të e Ligës së Dytë do të sjell një tjetër derbi, kësaj radhe takohen dy ekipet e kreut të tabelës, Vëllazërimi dhe Shkupi, ndeshje kjo që do të luhet në Kërçovë. Dy ekipet në këtë duel futen pas disfatave që përjetuan në xhiron e fundit dhe do të kërkojnë pikët e reja për të mbajtur hapin në kreun e tabelës, pasi që të dy ekipet kanë paralajmëruar se janë pretendues për të siguruar pozitë që i dërgon në Ligën e Parë.

Shkupi përveç se do të ketë mungesë të madhe në mbrojtje Dimitrija Llazarevskin ballafaqohet dhe me një tjetër problem të madh, pasi që një numër i futbollistëve nga e mërkura janë të prekur nga virusi i gripit dhe nuk dihet nëse do të jenë në mundësi që të luajnë në derbin e madh të Ligës së Dytë.

Trajneri Ramadani me optimizëm pret që të përballen me Vëllazërimin, skuadër të cilën në fillim të sezonit e kishin fituar në Shkup me rezultat 2:0.

“Jemi në një situatë të vështirë, ndërsa pikërisht nga kjo jemi frikësuar edhe më herët se para përfundimit të sezonit futbollistët mundë të ballafaqohen me lëndime dhe ndryshimi i kohës mundë të sjellë edhe sëmundje. Ne kishim të prekur nga gripi fillimisht Fatmir Arifi, i cili u bashkua me ekipin vetëm para 3 ditëve, por si duket ai ka përhapur virusin edhe te disa futbollistë të tjerë. Por ne kemi thënë se Shkupi është skuadër që synon Ligën e Parë dhe se kemi futbollistë të rinj që besoj se do të jenë të gatshëm të mbulojnë mungesën e të tjerëve dhe një herit ata kanë shansin më të mirë që të tregojnë se meritojnë të jenë në këtë skuadër, duke luftuar për vend në njëmbëdhjetëshin më të mirë. Në Kërçovë do të shkojmë për të marrë tri pikë, por si assesi nuk do të jetë lehtë pasi edhe ata kanë skuadër të fortë që kërkon gjithashtu fitoren sikurse e duam edhe ne”, ka thënë trajneri shkupjan Zekirija Ramadani.

Nga ajo që mësuam prej stafit mjekësor të ekipit të Shkupit të prekur nga virusi i gripit janë për Suat Zendeli, Goran Stankovski, Ardian Nuhiu dhe Goran Maznov, për të cilët nuk dihet deri në momentin e fundit nëse do të jenë gati për lojë.

Ndeshja Vëllazërimi – Shkupi luhet në stadiumin e qytetit në Kërçovë me fillim në orën 13:00. /fcshkupi.com /

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT