Skuadra e FC Shkupi ka përfunduar sot dhe seancën e fundit të përgatitieve përpara ndeshjes së xhiros së 20-të, kur në stadiumin e Çairit udhëton skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti.
Edhe kjo ndeshje është shumë me rëndësi për skuadrën “bardhekaltër”, pasi që çdo pikë e fitur, do të thotë për skuadrën arritje të synimit për të mbetur e sigurt në zonën e “play-off”-it.
Për ndeshjen në fjalë është prononcuar futbollisti me shumë përvojë Muharem Bajrami, i cili më parë ka qenë pjesë edhe e skuadrës së Renovës dhe e din mjaft mirë mentalitetin e këtij kundërshtari.
“Kemi filluar mirë kampionatin pranveror, me fitore që na solli tri pikë. Tani kemi ndeshjen kundër Renovës në të cilin ekip unë kam kaluar tri vite e gjysmë të mrekullueshme, duke e fituar kampionatin dhe kupën, por ja tani duhet të përballemi kundër njëri-tjetrit. Jemi përgatitur maksimalisht dhe premtojmë që do të japin maksimum për të arritur rezultat pozitiv, i cili do të na jepte një rahati në vijim ta kampionatit. Dhe para secilës ndeshje, nuk dua të lë anash e pa falënderuar publikun për përkrahjen që po na jep, bashkë me tifo grupin tonë më të mirë “Shvercerat””, ka deklaruar Muharem Bajrami.
Skuadra e Shkupit për ndeshjen me Renovën do të jetë e kompletuar, rikthehen në fushë pas lëndimeve Besar Iseni dhe Mevlan Adili, ndërsa nuk ka asnjë futbollistë që shkaku i kartonëve duhet të pushon.
Tani më është mësuar se ndeshjen do ta drejtojë gjyqtari nga Prilepi, Goran Spirkoski, ndërsa ndeshja do të fillojë në terminin e rëndomtë të Ligës së Parë, me fillim në ora 14:00. /fcshkupi/