Shkupi i mbyll kontrollueset me fitore ndaj Gjilanit

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit sot ka zhvilluar ndeshjen e fundit kontrolluese para fillimit të sezonit pranveror, ndërsa për kundërshtarë kishte ekipin mjaft të fortë , SC Gjilani nga Kosova.

Ndeshja filloi me matjen e forcave nga dyja skuadrat, por njëkohësisht duke pasur kujdes që një javë para fillimit të sezonit pranverë, si në vendin tonë ashtu edhe në Kosovë, ekipet kujdeseshin që të mos ketë ndonjë lëndim serioz.

Fillimisht Gjilani kishte dy raste të mira me një kundërsulm që e ndali portieri Azizi, ndërsa më pas shtylla ishte aleat i Shkupit.

Por minutat në vazhdim folën për Shkupin që luajti më shumë para portës Kaçiut, i cili me disa intervenime mbajti deri në fund rezultatin e fillimit të ndeshjes 0:0.

Në pjesën e dytë Shkupi kishte që nga fillimi kontrollin e topit dhe krijoi shumë raste përmes Sergios, Angellovit, Berat dhe Isenit.

Mirëpo në minutën e 54-të, nga gjuajtja e lirë kapiteni i skuadrës Muharem Bajrami dërgoi një goditje precize, të cilën portieri Kaçiu e përcolli si shikues.

Edhe në vazhdim Shkupi tentoi që të rrisë epërsinë, kishte edhe disa raste, por pa konkretizim. Trajneri Umit Karan u dha shansin pothuajse të gjithë futbollistëve që të tregojnë formën një javë para fillimit të sezonit pranveror, kur ekipi luan në Kratovë kundër Sileksit.

FC Shkupi: Azizi, Bilali, Bajrami (Abdul), Ismaili, Risovski, Bradji (Marafa), Broja, Iseni (Krivanjeva), Sergio, Berat (Muaremi) dhe Angelov (Veliu).

SC Gjilani: Kaçiu, Kastrati, Lila, Halili, Magani, Kosumi, Lopes, Haxhibuliç, Nika, Hajdari, Asani

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT