Shkupi i mbyll me fitore kontrollueset në Ohër

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit ka luajtur të dielën miqësoren e fundit kontrolluese në Ohër, ku për kundërshtarë kishte skuadrën e Ligës së Tretë, Novaci. Në këtë ndeshje shkupjanët kanë shënuar fitore me rezultat 2:1.

Kësaj radhe përzgjedhësi I skuadrës “bardhekaltër”, Visar Ganiu u kishte dhënë shansin nga minuta e parë të luajnë futbollistët që nuk uinkuadraun shumë në dy ndeshjet e para, atë kundër Mlladost Lluçani dhe Teteksit.

Edhe pse skuadra e Novacit luan në Ligën e tretë, ajo është përforcuar me katër futbollistë të ekipit Mlladost CD, skuadër kjo nga Liga e Parë.

Por Shkupi tregoi seriozitet edhe në këtë ndeshje dhe kishte organizim të mirë të lojës dhe ishte skuadër që tregoi dallimin. Vlenë të ceket se ndeshja u luajtë në një fushë shumë të vështirë, e që për fat të mirë nuk kishte asnjë futbollist të lënduar.

Të parët në avantazh kaluan futbollistët e Novaci, ku pas nëj degazhimi të portierit Jasir Bajrami, këtë gabim që ndoshi në minutën e 20-të, e shfrytëzoi mirë Toni Veljanovski.

DSC_9373

Por për të mos ndodhë befasia, vetëm pesë minuta më vonë pas një krosimi të mrekullueshëm të Ermedin Ademit, mekokë një supergol shënoi përforcimi i ri i Shkupit, Filipi Petkovski. Pjesa e parë përfunoi me këtë rezultat edhe pse Shkupi kishte edhe disa raste të tjera për gol.

Pjesën e dytë trajneri Ganiu e filloi po me 11-tëshen e njejtë, ndërsa goli i dytë dhe që rezultoi të jetë i fitores u shënua në minutën e 49-të, pas një loje të mirë të treshes, Zuka i cili asistoi te Petkovski, e që ky i fundit të nxjerrë të vetëm para golit Demir Hysenin për të shënuan.

Në vazhdim të lojës, diku më shumë se 25 minutat e fundit skuadra mori formë tjetër, pasi në lojë u futën futbollistët që kanë mëshumë minutazh, ndërsa kjo rezultoi edhe me shumë raste të Nuhiut, Osmanit, Bajramit, por asnjë nga gjuajtjet e tyre nuk përfundoi në rrjetin e Novacit.

Nëdueoin e sotëm për herë të parë në kontrolluese u paraqit dhe braziliani Ivo Jorge Santos da Costa, i cili kishte paraqitje të mirë, por që vazhdon të vëzhgohet nga stafi i trajnerëve.

DSC_9424

Skuadra e Shkupit do të vazhdojë qëndrimin në Ohër deri të hënën, kur pasi të kryejë stërvitjen e mëngjesit, pasdite nisen për në Shkup. Skuadra do të ketë dy ditë të merituara pushim, që më pas me 14 shkurt të luajë ndeshjen e fundit kontrolluese, ku përballë do të ketë KF Gostivarin. /fcshkupi/

 

FC Shkupi – KF Novaci 2:1 (1:1)

Golashënues: FC Shkupi –  Petkovski 25’, Demiri 49’/ KF Novaci – Toni Veljanovski 20′

FC Shkupi luajti me këtë formacion:

1.Jasir Bajrami, 2. Mevlan Adili (Dimitrija Llazarevski), 3. Edis Maliqi (Mevlan Murati), 4. Hetem Asllani, (Muharem Bajrami), 6. Fatmir Arifi (Bujamin Asani), 6. Ermedin Ademi (Sedat Berisha), 7. Filip Janevski, 8. Husein Demiri (Ardian Nuhiu), 9. Fisnik Zuka, 10. Miran Maksuti (Ivo Junior), 11. Filip Petkovski (Florent Osmani)

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT