Shkupi i mbylli kontrollueset me barazim ndaj Sarajevës

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit i ka mbyllur me barazim 1:1 ndaj Sarajevës përgatitjet që po zhvillon tani më shtatëmbëdhjetë ditë në Antali. Një herit kjo ishte dhe kontrolluesja e fundit, pasi që skuadra nesër udhëton për në Shkup, për të filluar përgatitjet përfundimtare për sezonin pranveror.

Në një ndeshje ku Shkupi ka dominuar me lojë ndaj kampionit vjeshtor të Bosnjë e Hercegovinës, gjithçka filloi me minutat e parë, ku skuadra e Sarajevës ishte më dominuese. Por me kalimin e lojës, Shkupi arriti të konsolidohej dhe të marrë kontrollin e lojës. Në minutën e 10-të, ishte anuluar një gol për Shkupin, kur Angelov pas kromimit të Seginjos shënoi por, goli u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.

Sarajeva riktheu goditjen në minutën e 15-të me Rahmanoviçin, i cili goditi shtyllën, ndërsa katër minuta më vonë, pas rivënies nga këndi, ishte pikërisht Rahamviç që më kokë shënoi për epërsi të boshnjakëve. Portieri i ri shkupjan, Azizi ishte në vështirësi edhe në minutën e 21-të, kur Bebiboviç tentoi të shënojë, por Azizi ishte në vendin e duhur. Shkupi riktheu goditjen përmes Ustabasit në minutën e 32-të, por goditja e tij shkoi për rreth portës.

Në minutën e 41, Iseni krosoi për mrekulli për Angellovin i cili loboi portierin kundërshtar, që ky i fundit ta ndal sulmuesin shkupjan në mënyrë të palejuar, duke shkaktuar penalti dhe u ndëshkua me karton të kuq. Rron Broja ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 44-të, për barazim.

Në pjesën e dytë Shkupi ishte ekipi që dominoi me lojë, por edhe pse kishte një futbollist më shumë, nuk arriti të thyejë mbrojtjen boshnjake.

Që në minutën e parë të pjesës së dytë, aksion i mirë që filloi nga Sergio për ta vazhduar Angelov, ndërsa Broja gabon në pasimin e fundit që ishte shumë i fortë. Tre minuta më vonë, Ustabasi përsëri tenton, por goditjen e tij e ndal portieri, duke e dërguar topin në rivënie këndore.

Në minutën e 53-t, kapiteni Muharem Bajrami tenton nga gjuajtja e lirë, por portieri e dëbon topin me forcat e fundit në rivënie këndore.

Në minutën e 67-të, Besar Iseni gjuajti nga distanca, por nuk kishte rrezik për portierin boshnjak.

Trajneri Umit Karan nga minuta e 63-të, i dha rastin talentit të Shkupit, Suhejl Muharemi, i cili në minutën e 76-të, pas asistimit të Isenit del para portës i vetmuar, por nuk arrin të kontrolloj topin mirë duke humbur rast konkret. Deri në fund të ndeshjes, Shkupi kishte dhe disa tentime, por duke mos pasur rast serioz, që ndeshja të përfundon në barazim 1:1.

Të përkujtojmë se gjatë kësaj faze përgatitore Shkupi ka luajtur kontrolluese me kampionin e Iranit Sepahan duke humbur me rezultat 3:1, pastaj shënoi fitore ndaj rumunëve të Politehna Lasi me rezultat 2:1, u mund nga Çeliku i Bosnjës 2:1, ndërsa ishin anuluar du ndeshje, ajo ndaj MTK Budapest dhe Ordabasy PFC nga Kazakistani.

Ekspedita e FC Shkupit nesër udhëton për në Shkup, ndërsa ndeshjen e parë të kampionatit vendor e luan me 17 shkurt si mysafire e ekipit të Sileksit në Kratovë.

FC SHKUPI: Azizi, Bilali, Abdulhadi, Ristovski, Ismaili, Bajrami, Broja, Iseni, Sergio, Ustabasi, Angelov.

Luajtën edhe: Mustafi, Abdul, Ramani, Tandina, Muharemi, Veliu

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT