Shkupi kampion edhe në futsall

Shpërndaje:

Shkupi kampion edhe në futsallEdhe një ekip nga Çairi i është bashkuar sukseseve të mëdha në sport, sot skuadra futbollistike në mini futboll, Shkupi ka arritur të fitojë ndaj Kratovës dhe me vetëm 2 pikë epërisë e ka siguruar pozitën e parë që e dërgon atë drejtpërdrejt në elitën e futbollit në sallë.

Ndeshja Shkupi – Kratova ka përfunduar me rezultat 6:2, dy gola shënoi Arsim Aazlija, ndërsa Skender Kovaq,i Xhihan Seferi dhe Erkan Seferi shtuan edhe nga një në portën e mysafirëve.

Trajneri i skuadrës Mensur Fazlija është shprehur shumë i gëzuar në këtë fitore dhe kualifikimin në Ligën e Parë. “Kishim shumë vështirësi të mëdha deri në këtë sukses, pasi që rruga drejt Ligës së Parë pati shumë pengesa. Por me vullnetin e lojtarëve dhe dëshirën për të qenë pjesë e Ligës së parë, ishin mbi gjitha inspirim për tu kurorëzuar me titullin kampion dhe inkuadrim në Ligën e Parë”, ka thënë trajneri Fazlija.

Ndeshja Shkupi – Kratova është luajtur në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa edhe kjo ndeshje kishte ndalesë të ketë praninë e shikuesve. /fcshkupi/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT