Shkupi kampion i Ligës së Dytë

Shpërndaje:

Shkupi kampion i Ligës së DytëSkuadra e Shkupit edhe pse ka pësuar disfatë nga Gostivari, është shpallur kampione një javë para se të përfundojë kampionati 2014/15 në Ligën e dytë. Në anën tjetër pozita e dytë ishte siguruar javën e kaluar nga Mlladosti, ndërsa e vetmja enigmë që do të zgjidhe në javën e fundit është lufta për vendin e tretë që e kërkojnë Gostivari dhe Makedonija Gj. P.

Gostivari si vendase shënoi fitore 2:1 kundër Shkupit, edhe pse në pjesën e parë mysafirët me golin e Miran Maksutit kishin epërsi, por në pjesën e dytë vendasit u rikthyen me golat e shënuar nga Ristevski dhe Tahiri.

Ndeshjen e fundit skuadra kampione e Ligës së Dytë dhe tani më zyrtarisht edhe anëtari i ri i Ligës së Parë, Shkupi do ta luajë kundër Mlladost CD, që po ashtu është kualifikuar direkt në elitën e futbollit. Ndeshja në fjalë luhet në stadiumin e Çairit, por pa praninë e shikuesve. Ndeshja luhet të shtunën (23.05.2015), me fillim në orën 16:30 minuta. /fcshkupi/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT