Shkupi kampion vjeshtor me gjeneratat e reja

Shpërndaje:

Tani më skuadra e FC Shkupit ka treguar se së shpejti do të vijnë dhe gjeneratat e reja të cilat edhe do të jenë bartëse të suksese të mëdha që e presin në të ardhmen e afërt këtë klub. Jemi dëshmitarë se FC Shkupi në të kaluarën ka qenë vatër e talenteve dhe pothuajse të gjitha skuadrat nga vendi e edhe në rajon, stadiumin e Çairit e kishin fidanishte ku lindnin numër i madh i talenteve të futbollit.

Vitin e kaluar FC Shkupi (gjenerata e vitit 2000) e fitoi titullin kampion shtetëror duke qenë i pa konkurrentë, ndërsa tradita ka vazhduar edhe këtë gjysmë sezon, pasi Shkupi tani më është shpallur kampion vjeshtor.

Gjenerata e udhëhequr nga trajneri dhe profesori Erkan Murseli, ka një bilanc të mrekullueshëm, ku nga 11 ndeshje, shënuan 8 fitore, kishin 2 barazime, ndërsa vetëm një herë pësuan disfatë.

FC Shkupi - Gjenerata 2000
FC Shkupi – Gjenerata 2000

FC Shkupi me 26 pikë edhe një herë pas vete ka lënë skuadrën e Vardarit, ndaj të cilëve kanë vetëm një pikë diferencë, që tregon se do të kemi një pranverë shumë të nxehtë, ndërsa titullin kampion vjeshtor e siguruan në derbin e xhiros së fundit, kur në Tetovë e fituan Shkëndijën me rezultat 1:0, duke i lënë tetovarët në pozitën e tretë me 23 pikë.

Trajneri Erkan Murseli mes tjerash ka thënë se skuadra ka një shpirt fitues dhe përbëhet me fëmijë shumë të talentuar, por parasegjithash të sjellshëm dhe nxënës të shkëlqyeshëm, që e bënë të jenë shembull i shumë gjeneratave. Mes tjerash Murseli ka veçuar kapitenin Besir Ramadani, Altin Sefo, Besnik Ferati dhe Musli Lika. Në mesin e këtyre futbollistëve të rinj, FC Shkupi ka edhe dy reprezentues të Maqedonisë, e ata janë Besir Ramadani dhe Altin Sefo. / fcshkupi /

Artikuj

Të ngjashme