Shkupi kompletohet, Ramadani shton volumin e punës

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit nga dita e sotme do të shtojë ritmin e përgatitjeve dhe futbollistët do të fillojnë të ndjejnë “dhimbjet” më shumë, pasi sipas paralajmërimeve nga stafi i trajnerëve, tani është koha që të punohet më shumë në përmirësimin e gjendjes fizike.

Sot me skuadrën janë bashkuar të gjithë futbollistët që kishin më shumë pushim shkaku i angazhimeve të ndryshme, pra në ekip janë grumbulluar, Rron Broja, Bllazhe Ilijoski, Stefan Vujçiç, Bllagoja Ljamçevski, ndërsa nga e mërkura vijnë edhe Basilio Ndong dhe Mariano Ondo.

Për punën që është bërë deri më tani dhe atë që pritet ditëve në vazhdim, kemi biseduar me trajnerin e skuadrës, Zekirija Ramadani.

“Kemi filluar punën me 6 qershor dhe në këtë periudhë do punojmë në aspektin fizik e taktik, por normal gjendja fizike duhet të përmirësohet gjatë kësaj kohe. Pikërisht për këtë shkak dhe stërvitjet janë me ngarkesa fizike, kur prej sot kemi filluar të shfrytëzojmë shfrytëzojmë edhe fitnesin për forcë”, ka thënë trajneri Ramadani, i cili ka komentuar edhe për adaptimin e dy futbollistëve që sapo janë bashkuar me skuadrën.

“Mendoj që të dy futbollistët që sapo kanë nënshkruar dhe u janë bashkuar menjëherë përgatitjeve me ekipin, nuk do ta kenë aspak problem përshtatjen, ata janë djem të mirë dhe futbollist të mirë. E sidomos flas për Muaremin, i cili as që do ta ketë problem përshtatjen, për faktin se është kthyer në shtëpinë e tij” tha Ramadani.

Dhe krejt në fund kryeshefi i ekipit bardhekaltër ka folur edhe për fazën përgatitore, e cila do të zgjasë në Shkup deri më 20 qershor. “Jemi në kërkim të një ndeshje kontrolluese deri më 20 qershor. Më pas ekspedita jonë , me 21 qershor do të udhëtojë për Turqi, ku do të vazhdojmë përgatitjet në Bollu” është shprehur trajneri Zekirija Ramadani, i cili shpreson se ekipi i tij do të kompletohet me të gjitha përforcimet e pritura deri në nisjen e skuadrës për në Turqi.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT