Shkupi liron Ramadanin për të udhëhequr me Flamurtarin

Shpërndaje:

Kur ka mbetur vetëm edhe një ditë në grumbullimin e parë të futbollistëve të FC Shkupi, trajneri Zekerija Ramadani pas paraqitjeve të suksesshme që kishte me ekipin bardhekaltër nga kryeqendra ka marrë një ofertë shumë serioze nga kampionati shqiptarë.

Trajneri shqiptarë që njihet ndër shkupjanët me nofkën Zekoja, nga sot është zyrtarisht trajner i skuadrës së Flamurtarit të Vlorës, i cili ka marrë besimin e kryesisë së klubit vlonjat, për të nxjerrë nga kriza skuadrën e cila për momentin me vetëm 16 pikë mbajnë pozitën e 7-të nga 10 skuadra sa garojnë në Superligën e Kampionatit Shqiptar.

“Është një privilegj të jesh trajner i Flamurtarit, pasi që dihet se është një ekip i madh. Ata janë në një kampionat që është në rritje, në një shtet që merr pjesë në Kampionatin Evropian, pastaj është një klub ku unë i kam mbrojtur ngjyrat e tij si futbollist, ndërsa ja tani më jepet rasti që edhe si trajner të prezantojë Flamurtarin. Është kënaqësi, është vërtet një ofertë që nuk mundë ti thuash jo. Normal që meritë e kësaj është FC Shkupi që ma dha mundësinë të afirmohem dhe të tregoj vlerat e mia, në krye me kryetarin Ejup Ademi që mbështetja e tij nuk ka munguar në asnjë moment. I falënderoj përzemërsisht tre kolegët e mi, që kemi arritur të bëjmë një punë të suksesshme, duke qenë gjithnjë afër meje dhe duke i përkrahur mendimet e mia. Pra pa marrë parasysh se çka ka ndodhur, ata kanë qenë besnik dhe mbështetës të mëdhenj për mua, dhe normal edhe drejtori sportiv Visar Ganiu, i cili ka qenë së bashku me ne në çdo stërvitje në çdo ndeshje duke na ndihmuar që Shkupi ta arrijë suksesin dhe objektivin pa ndonjë problem të madh. Këtu bëjnë pjesë edhe futbollistët, por mos ti harrojmë asnjë herë edhe “Shvercerat” që më kanë përkrahur që unë të jem një trajner i suksesshëm në vend dhe tani tua zbardh fytyrën të gjithë këtyre që i përmenda edhe në Shqipëri”, ka thënë tani më ish-trajneri i Shkupit dhe trajner i Flamurtarit Zekirja Ramadani.

Pas lirimit të Zekirja Ramadani nga detyra e trajnerit të FC Shkupi, ka folur edhe kryetari i klubit shkupjan, Ejup Ademi, i cili mes tjerash nuk ka fshehur se Shkupit do ti mungojë shumë largimi i Zekos, por duke potencuar se dyert e klubit për te do të jenë të hapura, aq sa z. Ademi të jetë kryetar i ekipit.

“Bashkëpunimi me trajnerin Zekirja Ramadani ka qenë mëse i shkëlqyeshëm dhe jo rastësisht ne si klub i kishim këto rezultate, pasi një ndër më meritorët për ishte pikërisht dhe Zeko. Unë si kryetar, normalisht që e kam përkrahur ofertën e cila i ka ardhur nga Flamurtari, duke e dëshmuar se ne si klub çdoherë kemi promovuar dhe kemi ndihmuar futbollistët e rinj, ndërsa tani edhe trajnerit tonë. Unë trajnerit dhe mikut tim Zekirja Ramadani i dëshirojë suksese edhe më të mëdha se ato që i ka arritur me klubin tonë, pasi që shkon në një kampionat ku futbolli është në rritje dhe nga viti në vit kemi skuadra që janë pjesë e finaleve të kampionateve evropiane, ku sigurisht se sfida do të jetë për te edhe më e madhe. Unë vetëm i dëshiroj shëndet, sukses dhe rezultate sa më të mira, njëherit dua që edhe ta potencoj, që derisa un të jem kryetar i FC Shkupi, dyert e këtij klubi gjithmonë për te do të jenë të hapura. Të them të drejtën jam i sigurt se Flamurtari do të merr një trajner me perspektivë, pasi që është një punëtor i madh. Sigurisht se për ne si klub do të jetë humbje e madhe, sidomos për mua si kryetar pasi që edhe ndarja ishte pak e dhimbshme, shkaku i bashkëpunimit të ngushtë që kemi pasur me Zekon, por kështu e ka futbolli dhe ne ia duam të mirën njëri-tjetrit dhe ne i kemi dhënë përkrahjen në angazhimin me klubin e ri dhe nga zemra i dëshiroj vetëm suksese”, ka thënë kryetari Ademi, i cili më pas ka shpalosur që zëvendës i trajnerit Ramadani do të jetë Visar Ganiu.

“FC Shkupi ka punuar shumë në drejtim të plotësimit të stafit teknik, pasi që pas Zekirija Ramadanit i cili u pajis me Pro licencën e UEFA-s, këtë së shpejti do e bëjë edhe drejtori sportiv Visar Ganiu. Edhe pse ne ende s’kemi biseduar për detalet, por mendoj se detyrën e kryetrajnerit do t’ia besojmë atij, duke marrë parasysh se ai shumë mirë e njeh ekipin, stafin e trajnerëve dhe besojmë se ai mundë ta kryejë me shumë sukses këtë punë”, ka thënë në fund kryetari Ademi. /fcshkupi/

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT