Pas pauzës 10 ditësh për shkak të angazhimeve të reprezentacionit të Maqedonisë për ndeshjet kualifikuese për Botërorin Rusi 2018, sot janë kthyer në program ndeshjet e Ligës së Parë.
Edhe pse skuadra e Shkupit e kishte filluar lojën me një ekip të përzier, pasi që ka javë të tëra që ekipin e kanë prekur lëndimet e njëpasnjëshme të futbollistëve që e filluan shumë mirë sezonin, të mërkurën Shkupi ishte edhe pa Aliou Traore, i cili shkaku i angazhimeve me reprezentacionin e Gabonit, ishte jashtë 18-tëshes së parë. Por kjo nuk bëri që futbollistët të mos japin maksimumin në këtë ndeshje, duke e dashur me çdo kush fitoren.
Që nga fillimi e deri në fishkëllimën e fundit të referit kryesor Dimitar Meçakorvski, Shkupi ka sulmuar portën e Vançe Mançevskit, që vështirë ishte të mposhtej, nga futbollistët e Pobedës, të cilët kishin ardhur në Çair, që të gjithë të radhiten para portës së tyre.
Pas disa minutave lojë, Shkupi u kanos përmes sulmuesve Lambin, ndërsa kohë pas kohe kërkonin goline dhe dy sulmuesit e krahut Zuka dhe Osmani.
Pikërisht kur Shkupi arriti të dominojë me lojë, ishte minuta e 28-të, që nga një sulm i udhëhequr prej Besar Isenit, topin të merr më pas Fisnik Zuka, i cili me një goditje të fortë nga e majta dërgoi topin në rrjetin e Mançevskit.
Kur të gjithë menduan se tani më porta e Pobedës, do të jetë më lehtë për të shënuar, një kundërsulm i shpejtë bëri që Sharkoski të barazojë në minutën e 33-të.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, që në të dytën Shkupi të vazhdojë edhe më shumë të sulmojë, duke mos i lejuar kundërshtarët për asnjë moment të nisen drejt portës së Zendelit.
Mirëpo goditjet e Osmanit, Isenit, Asanit, Ademit, Llazarevskit, Adilit dhe Bajramit në asnjërin tentim nuk përfundoi pas shpinës së Mançevskit, i cili kishte shumë punë në këtë ndeshje.
Me këtë barazim Shkupi mbetet në pozitën e shtatë, me 15 pikë të tubuara, ndërsa përballjen e radhës do ta luajë si mysafire në Manastir kundër Pelisterit. Ndeshja do të luhet të dielën me datë 20 nëntor, me fillim nga ora 13:00.