Shkupi me Elezin dhe Muharemin në U16 të Maqedonisë

Shpërndaje:

Përfaqësuesja U16 e Maqedonisë gjendet në Bllagoevgrad të Bullgarisë, ku do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese me Bullgarinë.

Seleksionuesi i Maqedonisë U16 (gjenerata 2001), Goran Staniq për këto dy ndeshje me Bullgarinë do të llogarisë edhe në dy futbollistët e FC Shkupi, Suhel Muharremi dhe Agon Elezi, të cilët me paraqitjet e tyre në ekip, kanë bindur atë që të jenë pjesë e ekipit. Të përkujtojmë se ndeshjen e parë të luajtur dje me 2 nëntor e ka fituar reprezentacioni i Bullgarisë me rezultat 2:0, ndërsa ndeshjen e dytë do ta lujnë nesër me fillim në orën 15:00.

Për ndeshjen e nesërme është prononcuar mesfushori shtatlartë i Shkupit, Agon Elezi, i cili mes tjerash ka thënë se kjo do të jetë një përvojë e madhe për te dhe të tjerët, pasi çdo miqësore është ndeshje që u jep shtytje për të punuar edhe më shumë, si në klub ashtu edhe me reprezentacionin.

“Kemi ardhur në Bullgari që të zhvillojmë ndeshje miqësore kundër reprezentacionit të Bullgarisë. Nga FC Shkupi jemi të grumbulluar unë edhe Suhel Muharremi, ndërsa së bashku me ne kemi edhe shqiptar tjerë që vijnë nga klube të ndryshme. Nesër do të zhvillojmë ndeshjen e dytë dhe në e dimë se do të jetë duel mjaft i vështirë kur kemi përballë një kundërshtar kualitativ si Bullgaria, por besojmë në aftësitë tona dhe shpresojmë në një rezultat pozitiv”, ka thënë Elezi.

Gjithashtu për pjesëmarrjen e tij me U16 është shprehur edhe Suhel Muharremi, që është sulmues krahu.

“Ndjehem i privilegjuar që kam marr ftesë nga reprezentacioni i Maqedonisë. Unë nga ndeshja e nesërme pres rezultat pozitiv dhe besoj se do të zhvillojmë lojë të mirë. Vetë pjesëmarrja në reprezentacion tregon se kualiteti ynë po vlerësohet dhe sigurisht që edhe paraqitjet tona kanë peshë, por kjo është një eksperiencë e mire për të gjithë ne, sepse i masim forcat me ekipet e Evropës”, ka thënë në fund Muharemi.

Dy talentet e FC Shkupi më parë ishin të grumbulluar edhe me reprezentacionin U15, ndërsa tani dy herë kanë marrë ftesë edhe për U16, më herët në duel ndaj Turqisë dhe tani ndaj Bullgarisë. /fcshkupi/

 

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT