Shkupi me fitore e mbylli fazën e dytë

Shpërndaje:

Shkupi me fitore e mbylli fazën e dytëSkuadra e FC Shkupi ka shënuar një fitore të pritur ndaj Napredokut, duke vazhduar të jetë domunues I plotë në Ligën e Dytë dhe kështu nga xhiro në xhiro po I afrohet  titullit kampion në këtë ligë dhe kualifikimit në Ligën e Parë.

Të përzgjedhurit e trajnerit Zekerija Ramadani kishin paralajmëruar se nuk do të kursejnë kundërshtarin dhe do ta marrin ndeshjen me shumë seriozitet.

Që nga fishkëllima e parë e gjyqtarit Albrim Shaqiri, Shkupi filloi të sulmojë portën kundërshtarë, ndërsa pas pesë minuta lojë një krosim i Ardian Nuhiu, Maznov e shndërroi në gol.

Shkupi kishte edhe shumë raste tjera për të shënuar me anë të Maksutit, Zukës,Bajramit, Isenit e Asanit, por që rezultati mbeti i pandryshuar deri pak para se të përfundojë ndeshja.

Besar Iseni tregoi se është një super talent, duke qenë në secilën pjesë të fushës, ai kishte dhe një goditje të fortë në transversale, ndërsa nga afër të njejtën e bëri edhe Goran Stankovski.

Vetëm një minutë para fundit, përsëri këmbëshpejti Nuhiu nga ana e majtë krosi për Bujamin Asanin, i cili me kokë detyroi portierin kundërshtarë Gonovski për herë të dytë ta nxjerrë topin nga rrjeta.

Shkupi kështu ka përfunduar pjesën e dytë të kampionatit në pozitën e parë dhe është në pritje të ndeshjes Kozhuf – “Skopje” për të mësuar kundërshtarin e radhës, me të cilin do të luajë në Çair. /fcshkupi/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT