Shkupi me fitore e mbylli fazën e tretë

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit me fitore e ka përmbyll ciklin e rrethit të tretë të Ligës së Parë të Maqedonisë dhe tani do nga e mërkura do të fillojë dhe fazën e fundit, atë të kartat që është në mesin egjashtë ekipeve më të mira që përbëjnë “Play Off”-in.

Shkupi këtë të diel ishte mysafire e skuadrës së fundit në tabelë, Mlladostin, ndaj të cilëve që nga koha kur luanin në Ligën e Dytë ka vetëm fitore. Por në këtë ndeshje trajneri Visar Ganiu kishte dashur që tu jep mundësi futbollistëve të cilët gjatë pjesë më të madhe të sezonit ishin të lënduar dhe nuk patën shumë mundësi për të luajtur, por gjithashtu kishte edhe futbollistë që ishin bartës të të gjitha ndeshjeve këtë kampionat.

Gjithçka përfundoi me golin e shënuar në minutën e 10-të nga Sedat Berisha, i cili pas një rivënie nga këndi nga Besar Iseni, nuk e pati të vështirë që topin ta dërgon në portën kundërshtare. Deri në fund të takimit Shkupi kishte edhe disa raste të shumta për të rritur avantazhin, tentuan Bujamin Asani, Muharem Bajrami, Besar Iseni, Erdmedin Ademi, por goli i Berishës doli të jetë i mjaftueshëm.

Vlen të përmendin se pas një pauze të gjatë sot është kthyer në fushë dhe ka luajtur 20 minuta Besmir Bojku, i cili padyshim se do të jetë ndihmë e madhe e klubit në vazhdim të kampionatit.

Tani Shkupi përgatitet për ndeshjen e të mërkurës, kur do të jetë mysafire e Sileksit në Kratovë.

Ja dhe orari i FC Shkupi për fazën e katërt të kampionatit:

Java e 28-të, (e mërkurë, 20.04.2016): Sileksi – Shkupi

Java e 29-të (24.04.2016): Bregallnica – Shkupi

Java e 30-të (30.04.2016): Shkupi – Rabotniçki

Java e 31-të (08.05.2016): Vardari – Shkupi

Java e 32-të (19.05.2016) Shkupi – Shkëndija

KF Mlladost – FC Shkupi 0:1 (0:1)

Stadiumi i Qytetit Prilep: Pa shikues

FC Shkupi: Marjan Maxharovski, Mevlan Adili, Edis Maliqi, Sedat Berisha, Fatmir Arifi (Bujamin Asani ’59), Ermedin Ademi, Muharem Bajrami, Filip Janevski,Besar Iseni (Besmir Bojku ’70), Miran Maksuti (Enes Akgun ‘65, Husein Demiri.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT