Shkupi me fitore mbylli kontrollueset

Shpërndaje:

Shkupi me fitore mbylli kontrolluesetSkuadra e FC Shkupi në mënyrën më të mirë e ka mbyllur ciklin e ndeshjeve kontrolluese, duke shënuar fitore minimale ndaj ekipit që garon ën Ligën e Parë, Bregallnicës së Shtipit.

Shkupi edhe këtë ndeshje e filloi me formacionin e saj më të mirë, duke treguar se futbollistët ngadalë po arrijnë formën e duhur. Dy skuadrat minutat e para të ndeshjes i shfrytëzuan për të testuar formën, por më pas ishin vendasit ata që me disa tentime, të Bajramit, Isenit, Maznov e Maksutit dërguan disa herë topin drejt portës së Gaçevskit.

Por rezultati ndryshoi vetëm dy minuta para se të përfundojë pjesa e parë, kur me një “predhë” nga një distancë prej 20 metrash Muharrem Bajrami nuk i dha mundësi portierit Gaçevski as që të shef topin i cili përfundoi në rrjetë.

Edhe pjesa e dytë ishte me dominim total të Shkupit, por që nuk kishte ndryshim në rezultat. Ardian Nuhiu dhe Goran Stankovski u futën në lojë si zëvendësues nga pjesa e dytë dhe kishin disa raste të mira për gol, por edhe zëvendësusit e tjerë që arritën të mbajnë nivelin e lojës.

“Futbollistët luajtën një lojë shumë të bukur dhe arritën të përmbushin kërkesat që i kishin marrë para fillimit. Dua të theksoj se ne ende nuk jemi 100% të gatshëm, unë maksimumin nga ekipi pres ta shof diku pas xhiros së dytë, andaj na mbetet edhe një javë deri në fillim të kampionatit dhe besoj se ngadalë do arrijmë formën e duhur”, ka thënë trajneri Zekirija Ramadani pas ndeshjes.

Skudra e Shkupit vazhdon me përgatitje edhe nesër, ndërsa të dielën do të kenë pushim, e që më pas nga e hëna fillojnë përgatitjet për ndeshjen e parë të sezonit pranverorë, që Shkupi luan si mysafire ndaj KF “Skopje”.

Të përkujtojmë se Shkupi në fazën përgatitore zhvilloi 5 ndeshje kontrolluese, duke shënuar katër fitore dhe pësoi vetëm një humbje. Fillimisht mundi ekipin e dytë të Supërligës së Kosovës, Trepça ’89 me rezultat 1:0, pastaj Makedonija Gj.P. me rezultat 3:1. Ndërsa gjatë përgatitjeve në Ohër ishte më e mirë se Vëllazërimi duke shënuar fitore me rezultat 2:1, ndërsa me Renovën humbi 3:1.

Futbollistët që luajtën:

Suat Zendeli (Jasir Bajrami), Mumin Sallai (Fatmir Arifi), Flakron Ajdari (Kenan Vatiç), Dimitrija Llazarevski (Emin Sopa), Ersen Asani, Muharrem Bajrami (Goran Stankovski), Bujamin Asani, Goran Maznov, Fisnik Zuka (Leonard Kallaba), Miran Maksuti (Bujamin Ameti), Besart Iseni (Ardian Nuhiu).

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT