Shkupi me pesë përforcime e nis sezonin pranveror

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit pasi që është kthyer nga përgatitjet 12-të ditore në Ohër, të enjten ka filluar me stërvitjen e parë, ndërsa njëkohësisht skuadra bardhekaltër ashtu edhe sikurse kishte paralajmëruar, ka bërë prezantimin e pesë përforcimeve të reja.

Muhamed Nuredini është futbollisti i fundit që është bashkuar me skuadrën nga Çairi. Ai në lokalet e klubit u prezantua me fanellën bardhekaltër, derisa të njëjtën gjë e bënë edhe katër lojtarët tjerë Sedat Berisha, Filip Petkovski, Enes Akgun dhe braziliani Ivo Jorge Santos da Costa, të cilët edhën në skuadrën e Shkupit në afatin kalimtar të janarit.

Ganiu, Ademi dhe Mani

“Muhamed Nuredini është përforcimi më i ri i Shkupit. Me prejardhje është nga Gostivari, ka nënshtetësi të dyfishtë, atë kroate dhe të Maqedonisë, ndërsa luan si mesfushor defensivë, tek ne vjen nga skuadra e Ligës së dytë kroate NK Luçko. Pos kësaj skuadra 20-vjeçari  ka luajtur edhe për skuadrat kroate si Kroatia Sasvete, NK Pomorac, Interblok. Nuredini sot realizoi seancën e parë me skuadrën e tij të re dhe shpresojmë se do të jetë përforcim i duhur për ekipin tonë”, tha zëdhënësi i FC Shkupi Hajrush Mani. Ndryshe, pas prezantimit të futbollistëve, është organizuar një konferencë për shtyp në të cilën morën pjesë kryetari i klubit Ejup Ademi dhe kryetrajneri Visar Ganiu, ku ky i fundit gjatë ditës së djeshme ishte pajisur me licencën Pro të UEFA-s.

_MG_3344

“Shkupi ka pasur një gjysmë sezon të suksesshëm në krye me ish-trajnerin Zekirja Ramadani.  Derisa para jush kam nderin të prezantoj trajnerin e ri Visar Ganiun, të cilit i uroj punë të mbarë dhe njëkohësisht ai u pajis me UEFA Pro licencën. Në këtë mënyrë dëshmuam se FC Shkupi bën edukimin dhe ngritjen e trajnerëve të cilët tani nuk kanë pengesë që të punojnë edhe në klubet e tjera. Ganiut i cili deri më tani ka ushtruar postin e drejtorit sportiv, i erdhi radha që të udhëheq Shkupin, ndërsa pas analizave që kemi bërë, erdhën në përfundim se klubit i nevojiten lojtar cilësor. Unë si kryetar jam munduar që ato kërkesa ti plotësoj dhe më vjen mirë që tani ato u kryen me sukses dhe u përforcuam aty ku mendonim se kishim nevojë”, u shpreh kryetari Ademi.

Edhe Visar Ganiu nuk ka fshehë kënaqësinë që do të jetë numri një i skuadrës bardheblu. “Kam kënaqësinë dhe nderin që nga ana e kryetarit Ejup Ademi jam emëruar për trajner i një klubi të madh dhe me traditë shumëvjeçare siç është FC Shkupi. Falënderoj atë dhe të tjerët të cilët ma kanë dhënë besimin, ndërsa unë do të mundohem të jap maksimumin dhe klubin ta qoj përpara. Sa i përket përforcimeve, mendoj se aty ku kishim nevojë (qendërsulmues dhe qendërmbrojtës) jemi përforcuar dhe kështu kemi rritur konkurrencën në ekip. Bëhet fjalë për dy lojtar me përvojë të madhe siç janë Sedat Berisha dhe Filip Petkovski, por nuk duhet harruar edhe turkun Enes Akgyn dhe brazilianin Ivo Jorge Santos da Costa. Besoj se të gjithë këta do të ndihmojnë ekipin të arrij rezultate të mira”, deklaroi Ganiu.

Skuadra e FC Shkupi ndeshjen e radhës, e cila do të jetë dhe kontrolluesja gjenerale para fillimit të sezonit pranveror, do ta luajë të dielën më 14 shkurt në stadiumin në Çair, ku mysafire do të jetë skuadra e Ligës së Dytë, KF Gostivari. /fcshkupi/

 

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT