Shkupi me plus 10 pikë ndaj konkurrentëve

Shpërndaje:

Shkupi me plus 10 pikë ndaj konkurrentëveEkipi i FC Shkupi e ka vazhduar edhe pas tetë xhirove serinë e fitoreve pa disfatë, kësaj radhë ne shtëpi të saj duke e mundur Makedonija Gj.P., me rezultat minimal 1:0, por që e ka forcuar Shkupin në kreun e tabelës me sukses të plot që ka grumbulluar 24 pikë.

Ndeshja nuk ishte shumë dinamike, ndërsa nikoqirët edhe pse gjatë gjithë kohës sulmonin, nuk arritën të shënojnë deri në minutën e 62’, kur me një goditje të fortë dhe precize shënoi për fitore të merituar të shkupjanëve.

Vlen të përmendim se në këtë ndeshje Shkupi ka luajtur pa tre futbollist standard, mungoi për shkak kartonit të kuq Besir Demir, shkaku i lëndimit jashtë fushe ishin edhe Mumin Sallai, Dimitrija Llazarevski dhe Goran Stankovski.

Menjëherë pas ndeshjes është prononcuar dhe autori i golit, Mevlan Adili. “ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne edhe në këtë duel ishim futur për të shënuar fitore. Mendoj se nuk e kishim aspak lehtë të fitojmë në 8 ndeshje, ndërsa sot u vërejt pak lodhja pasi që kishim edhe shumë orar të ngjeshur. Gjithsesi na presin edhe dy ndeshje shumë të rënëdishme, do të luajmë me Napredokun në Kërçovë dhe pastaj edhe ndeshjen kthyese të Kupës me Teteksin, të cilat synojmë të jenë në favorin tonë. Këtë fitore dhe golin e parë të sezonit ja dedikoj Omer Bunjakut, të cilit edhe i uroj ditëlindjen”, ka thënë Adili.

FC Shkupi që nga dita e mërkurë vazhdon menjëherë me stërvitje të rregullta, pasi që në fundjavë do të ketë dhe një përballje të vështire, kur do të udhëtojë në Kërçovë, për të luajtur ndaj Napredokut, skuadër kjo që është këndellur dhe ka shënuar dy fitore të një pas njëshme. Në ndeshjen ndaj Napredokut do mungojë Llazarevski shkaku i lëndimit, si dhe Muharrem bajrami cili u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Makedonija Gj.P., që ishte kartoni i tij i 5-të. Pritet kthimi i Stankovskit dhe Sallait, ndërsa gjithashtu në kombinim është edhe Besir Demiri i cili vuajti dënimin e një ndeshjeje për kartonin e kuq. / fcshkupi.com/

Rezultatet e xhiros së 8-të:

Shkupi – Makedonija Gj.P. 1:0

Vëllazërimi – Gostivari 1:1

Kozhuvi – Drita 0:0

Euromilku – Napredoku 2:3

Mlladost CD – Skopje 2:0

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT