Skuadra e FC Shkupi tani është pajisur e veshje të reja, ndërsa në të gjitha pajisjet tani më do të mbajë dhe firmat e reja, që një herit janë dhe sponsorët e klubit si “VIKO-by Panasonic” dhe “Horoz Electric”. Pikërisht në ndeshjen e të dielës skuadra do të paraqitet me fanellat e brendit të mirënjohur botëorë “Nike”, ndërsa në duelin ndaj Renovës do të mbajë veshë dhe fanellat e reja.
Skuadra sot ka zhvilluar stërvitje të rregullt, ndërsa nesër do të ketë dhe stërvitjen e fundit. Ndeshja FC Shkupi – KF Renova do të luhet të dielën në stadiumin e Çairit me fillim në orën 14:00, ndërsa pas shortit është mësuar se këtë ndeshje do ta referojë arbitri Riste Sejmenov.