Shkupi merr edhe një tre pikësh me rëndësi

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit ka marrë edh enjë tre pikësh të ri, që i jep siguri në pozitën e lartë në tabelë, pasi që vazhdon të jetë me pikë të barbarta me Rabotniçkin dhe Sileksin që mbajën pozitën e tretë gjegjësisht të pestën.

Edhe pse në ndeshjen ndaj Renovës Shkupi nuk tregoi lojë që e duan publiku, arriti të marrë atë që është më e rëndësishmja në futboll fitore dhe pikët e plota.

DSC_9846

Mysafirët u treguan më konkret gjatë 90 minutave por Shkupi në portë kishte Suat Zendelin, i cili edhe një herë vërtetoi se është i pakonkurrencë në kampionatin vendor, ndërsa edhe mbrojtja në disa raste i tregua e saktë me ndërhyrjet e Berishës, Llazarevskit Muratit e Adilit.

DSC_9923

Shkupi në pjesën e parë kishte disa raste shterpe me goditje që ishin të lehta dhe pa orientim, ndërsa Renova u kanos që në minutën e 6-të me Demir Imerin, i cili doli i vetëm përballë Zndelit, por Suati nuk lejoi befasi. Kështu Renova kishte edhe një rast në minutën e 24-të me Skenderin, i cili e nxori të lirë Imerin, i cili lehtë gjuajti në drejtim të portës.

DSC_9856

Në minutën e 42-të, përsëri Imeri kishte rast të mirë, kur nga gjuajtja e lirë sa nuk e befasoi Zendelin, por portieri shkupjan në gjithë kohën ishte i gatshëm për intervenime.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga turku Enes Akgun, i cili vetëm një minutë sa ishte futur në fushë shfrytëzoi një tollovi në zonën e Renovës dhe shënoi për golin që doli të jetë i fitores. Renova kishte edhe në pjesën e dytë raste kur në të 56-të Skenderi goditi skaj portës, të të 74-tën  Ramadani kishte në rast tjetër, ndërsa përsëri Skenderi ishte i vetëm përballë Zendelit, në minutën e 85-të, por edhe ky rast shkoi huq. /fcshkupi /

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT