Skuadra e Shkupit në ndeshjen e tretë kontrolluese në Bolu të Turqisë, për kundërshtarë kishte skuadrën boshnjake, Çelik. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3:0 për boshnjakët.
Një ditë pas ndeshjes së luajtur ndaj ekipit të Levadia, Shkupi luajti edhe kontrolluesen e dytë, ndeshje kjo që po shërben për të gjetur ekipin më të mirë, por njëkohësisht edhe për të testuar futbollistët që janë në testime.
Një miqësore tipike, e cila pë boshnjakët ishte e para, ka dhuruar tre gola, por që të gjithë përfunduan në rrjetin e Shkupit.
Në ekip u pa një lodhje nga stërvitjet dhe ndeshja e fundit, ndërsa mbetet për tu përmendur disa tentime të Shkupit që erdhën përmes slumuesit Bllazhe Ilijoski, ndërsa disa herë nga distance tentuan edhe Muarem Muarem dhe Kristijan Stojkoski.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1:0, ndërsa në pjesën e dytë Çeliku arriti të shënojë edhe dy herë. Ndeshjen e radhës Shkupi e luan me 2 korrik.
Shkupi vs Çelik 0:3 (0:1)
FC Shkupi: S. Zendeli, A. Bilali, T. Tipuriç, B. Ndong, E. Adem, B. Shabani, Rr. Broja, S. Vujçiç, K. Srojkoski, M. Muarem dhe B. Ilijoski.
Luajtën edhe: I. Aleksovski, M. Bajrami, A. Veliu, S. Muaremi, B. Krivanjeva, F. Ismaili, M. Marone dhe F. Senghor