Shkupi mundi edhe “Carat” e Resnjës

Nuk ka të ndalur skuadra e Shkupit, edhe në ndeshjen e xhiros së 5-të, të Ligës së Dytë ka shënuar një fitore të merituar, kësaj radhe viktimë e shkupjanëve ishte ekipi i Mlladost Carev Dvor, që u mund me rezultatin 3:1.

Edhe pse nikoqirët në fillim nisën furishëm dhe tentuan të shfrytëzojnë terrenin e papërshtatshëm që për ta ishte shumë i njohur, në portën e Shkupit jo rastësisht është gardiani më i mirë në Maqedoni, Suat Zendeli, që me disa intervenime magjike ndali disa goditje të një pas njëshme.

Dhe kur gjithçka erdhi në vendin e vet, Shkupi nisi dominimin nga minuta e 21, kur dhe u shënua goli i parë i ndeshjes, ndërsa këtë e bëri Dimitrija Llazarevski, i cili nga një distancë prej 20 metrash ka shashtrisur portierin nikoqir.

Që Shkupi rritë talentet më të mëdhenj të kampionatit, këtë me lojë e dëshmoi 17-të vjeçari Besir Iseni, i cili me një lojë maestrale dhe të qetë, arriti që edhe të shënojë golin e tij të parë në kampionat, ndërsa kjo ndodhi në minutën e 37-të. Në pjesën e parë edhe një rast të mirë kishte Besir Demiri, por që vetëm një minutë para se të përfundojë pjesa e parë, nuk arriti që të rrisë epërsinë.

Pjesa e dytë përsëri filloi me sulme të shpejta dhe të rrezikshme të Shkupit, por në minutën e 76-të një dekoncentrim i vogël imbrojtjës, bëri që Mlladost të shpresoj se do të barazoj. Mirëpo në skenë doli dyshja Nuhiu – Maznov, e që i pari realizoi një kalim të shpejt dhe asist të sakt, ndërsa Maznov tregoi klasin e lojtarit me përvojë për të kaloi një mbrojtës, pastaj dhe portierin dhe të shënoj golin e tretë për Shkupin. Kjo ishte minuta e 80-të, që tregoi se Shkupi po radhit edhe fitoren e radhës dhe vazhdon të “shkel” gjithçka që i del para.

Futbollistët tani do të kenë dy ditë pushim të merituar, ndërsa me stërvitjet për ndeshjen e radhës që luajnë ndaj “Skopjes” në Çair, fillohet të martën. / fcshkupi.com/