Me një ceremoni që e ka përcjellë prezantimi i përforcimeve dhe shpalosja e logos ndriçuese të FC Shkupi, në shkallët e stadiumit ishin mbledhur më shumë se 3000 shikues për të përcjellu dhe ndeshjen miqësore në mes dy skuadrave shqiptare, Shkupi dhe Ferizaj.
KF Shkupi ka vazhduar me paraqitje të mirë në ndeshjet miqësore duke arritur një fitore të merituar ndaj ekipit të Ferizajt, skuadër kjo që është në pozitën e dytë të Superligës së Kosovës dhe një nga pretendentët për kampion.
Me një ceremoni që e ka përcjellë prezantimi i përforcimeve dhe shpalosja e logos ndriçuese të FC Shkupi, në shkallët e stadiumit ishin mbledhur më shumë se 3000 shikues për të përcjellu dhe ndeshjen miqësore në mes dy skuadrave shqiptare, Shkupi dhe Ferizaj.
Gjat këtyre manifetsimeve numri një i Klubit të Basketbollit “NBA Shkupi”, Muhamed Zeqiri, kryetarit të Komunës së Çairit Izet Mexhiti i ndau një mirënjohje të posaçme për përkahjen dhe avansimin e sportit në këtë komunë. Numri një i kësaj komune duke iu drejtuar të pranishmive tha se në sezonin e ri priten fitore të reja të klubeve nga Çairi. “Sot ky emër ky klub do të përkrahet me gjith zemër edhe do të përkrahet më fuqishëm dhe do të brohorsim së bashku për Shkupin tonë për Klubin Futbollistik Shkupi. Sot edhe në mënyrë zyrtare dhe mënyrë solemne po e bëjmë publike se ky klub tani e tutje do të mban emrin KF “Shkupi”. Jemi para hapjes së sezonit të ri, duam suksese të reja. Duam ftiore të reja nga klubet tona dhe mund të them publikisht se edhe më fuqishëm do të mbështesim çdo klub të Çairit. “, tha ndër të tjerat Izet Mexhiti, kryetari i komunës më sportive në vend.
Këtë manifestim e ka bërë të veçantë edhe prezenca e shumë emrave të mëdhenj të futbollit shqiptarë, e që kanë qenë dhe pjesë e KF Shkupi në të kaluarën, duke përmendur këtu Nexhmedin Memedi, Argjent Beqiri, Arben Nuhiu, Nebi Mustafi, pastaj legjendat si Mensur Nexhipi, Nexhat Shabani, Metin Dalip, pastaj trajnerëve Setko Ali, Bajrush Baftijari, Gjore Jovanovski, nënkryetari i FFM Muhamed Sejdini dhe shumë trajner dhe sportistë të klubeve që gravitojnë në Komunën e Çairit.
Sa i përket ndeshjes ishte tejet interesante, ndërsa goli i vetëm u shënuan që në 5 minutat e para të lojës, kur Goran Stankovski loboi portierin mysafir. Pjesa e dytë ishte shumë më atraktive, pas ndërrimeve që bënë të dy trajnerët, Ramadani i Shkupit dhe Sokoli i Ferizajt. Shkupi kishte mundësinë për të avancuar për së paku edhe me dy gola, nëse Desniq dhe Zuka do të realizonin rastet, ndërsa Kallaba pas rivënies nga këndi goditi vetëm shtyllën.
Ekipi i Shkupit do të vazhdojë me stërvitje dhe të hënë, që të martën të shfrytëzojë ditë pushim, e nga e mërkura fillojnë me stërvitje intensive për ndeshjen e parë sezonale që do të luajnë kundër Dritës së Bogovinës. / www.fcshkupi.com