Shkupi ndahet me pesë futbollistë

Pas përfundimit të kampionatit të gjithë futbollistë e skuadrës së FC Shkupit po vazhdojnë të shijojnë pushimet e merituara. Ekipi  FC Shkupit tani më dy sezone radhazi po arrin të sigurojë pjesëmarrje në garat e Ligës së Evropës, ndërsa për këtë kryesia e klubit nuk ka kohë për të pushuar, pasi që e presin obligime të reja.

Pikërisht në ditët kur pritet dhe grumbullimi i parë, kryesia ka vendosur që të fillojë planin e ri të përforcimeve, por fillimisht me disa futbollistë nuk është vazhduar kontrata dhe me disa është ndërprerë ajo me marrëveshje.

Amir Bilali është futbollisti me të cilin është ndërprerë kontrata, ndërsa bashkëpunimi nuk ka vazhduar pasi që edhe u kishin kaluar kontratat futbollistëve në vijim: Viktor Angelov, Armel Bradji, Maharafa Tandina dhe Ergyn Abdul.

Kryesia e klubit dhe i gjithë stafi falënderojnë të gjithë futbollistët për mundin dhe angazhimin e dhënë gjatë kësaj faze që ishin pjesë e FC Shkupit, duke ju dëshiruar karrierë të suksesshme në ekipet tjera.

Prej nesër (e hënë), priten dhe prezantimi i futbollistëve të rinj, me të cilët kryesia e klubit është duke zhvilluar bisedime.