Shkupi ndezi motorët për sezonin e ri

Futbollistët e FC Shkupi sot i janë përgjigjur ftesës së trajnerit Ardian Nuhiu në grumbullimin e parë, për të filluar përgatitjet për sezonin e ri 2017/2018.

Në thirrjen e parë ishin të pranishëm numri më i madh i futbollistëve, në përjashtim të Sedat Berishës, Bunjamin Shabanit, Ermedin Adem të cilët ekipit i bashkohen nga dita e nesërme, ndërsa Emmanuel Mbella shkaku i fluturimit nga Parisi, do të arrijë në Shkup ditën e hënë.

Në takimin e parë trajneri Nuhiu u dëshiroi futbollistëve fillimisht të kenë shëndet dhe të kapin formën e mirë për të pasur një sezon sa më të mirë.

“Ju uroj fillimisht të keni shëndet të plotë dhe më pas të tregoni karakter të fortë dhe të keni shpirt garues në sezonin e ri. Na presin sfida të reja dhe ne duhet të jemi të përgatitur që sezonin ta fillojmë sa më mirë. Shpresoj që këtë sezon të mos i kemi problemet e vitit të kaluar dhe të luftojmë për pozitë sa më të lartë në tabelë. Të gjithë atyre që janë larguar nga klubi u dëshiroj fat dhe suksese në mjediset e reja, ndërsa ne kemi arritur të mbajmë bazën e ekipit, por tani më jemi në fazën kur edhe do të sjellim përforcime të reja. Fillimisht i dëshirojmë mirëseardhje dhe akomodim futbollistit të ri Kristijan Stojkoski dhe shpresojmë të ndjehet si në shtëpinë e tij”, ka thënë mes tjerash trajneri Nuhiu. Nga klubi deri më tani janë larguar Besar Iseni, Florian Kadriu dhe Fatmir Arif, ndërsa prurja e parë është Kristijan Stojkoski nga Makedonija Gj.P.

Shkupi do të vazhdojë të kryejë fazën e parë të stërvitjeve në Shkup, ndërsa nëse gjithçka ecën sipas planit nga 17 korriku planifikohet të udhëtohet në Ohër për të vazhduar fazën e dytë të përgatitjeve.

Share:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on pinterest
Pinterest
Share on linkedin
LinkedIn

Social Media

Most Popular

Get The Latest Updates

Subscribe To Our Weekly Newsletter

No spam, notifications only about new products, updates.

Categories

On Key

Related Posts

Mes shumë rasteve, marrim vetëm një pikë në Tetovë

Edhe pse skuadra e jonë për në ndeshjen kundër Shkëndijës në Tetovë udhëtoi me shumë mungesa, arrti që të tregojë një lojë shumë mirë të organizuar dhe duke u imponuar me shumë raste konkrete për të marrë edhe fitoren.

Iseni: Secili që do të luaj, do të jep më të mirën

Në orët e pasdites skuadra jonë ka përfunduar me stërvitet në prag të ndeshjes së javës së 12-të, njëherit kur edhe fillon rrethi i dytë i sezonit 2020/21. Skuadra ka shfrytëzuar në maksimum pauzën dy javore që kishte kampionati

Shkupi sot mbylli kampin stërvitor në Dojran

Skuadra e FC Shkupi ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme pauzën në kampionat, pasi përfaqësueset edhe më tutje janë me angazhime në Ligën e Kombeve. Nga data 10 nëntor, ekipi ynë ka qëndruar në Dojran, ku

Dembo pjesë e kombëtares së Gambias

Paraqitjet e mira të këtij sezoni të sulmuesit nga Gambia Dembo Darboe me skuadrën tonë FC Shkupi, kanë bërë që ai të merr ftesë për kombëtaren e tij të Gambias, për dy ndeshjet mjaft të rëndësishme të kualifikimeve të

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!