Derisa skuadra po vazhdon përgatitjet në Antalia të Turqisë, sot kanë zhvilluar stërvitjen në ditën e dhjetë të punës në tokën turke.
Përveç përgatitjeve taktike dhe fizike, skuadra sot ka zhvilluar ndeshje kontrolluese duke u ndarë në dy grupe dhe trajneri Qatip Osmani ka arritur që të shikojë edhe në këtë përballje ngritjen e formës së lojtarëve .
Të cekim se në stërvitje sot ishte prezent edhe ish-trajneri i Shkupit, Umit Karan i cili është përshëndetur me futbollistët dhe stafin, duke ju uruar sukses në kampionat.
Ekipi bardhekaltër me 3 shkurt (e hënë), ka caktuar miqësore me skuadrën e IPKO Superligës së Kosovës, Feronikelin, ndërsa ndeshja e fundit kontrolluese është caktuar për me 6 shkurt (e enjte), kur përballë do të kemi ekipin FC Ripensia Timisoara nga Rumania.
Deri më tani Shkupi në Antalia ka zhvilluar dy ndeshje kontrolluese, duke barazuar 0-0 me FC Nefchi Kockhor nga Kirgistani dhe ka barazuar 2-2 me boshnjakët e Çelikut.