Tani kur kampionati vendor do të ketë një pushim prej dy javësh, skuadra jonë do të ketë kohë të mjaftueshme për të punuar në përgatitje edhe më të madhe për ndeshjet e radhës që pasojnë në vijim të sezonit.
Stafi i trajnerëve me në kryesuesin Umit Karan dhe kryesia kanë vendosur që ekipi sot të largohet nga Shkupi për një javë dhe stërvitjet ti vazhdojë në Dojran.
Përgatitjet në qendrën sportive “Istatov”, do të zgjasin për një javë, që më pas ekipi të rikthehet në Shkup dhe përgatitje për ndeshjen e 18 tetorit, kur do të jemi mysafir në Strumicë të ekipit Akademija Pandev, ndeshje kjo që luhet në orën 14:30.