Shkupi nënshkruan me brazilianin Neto, vjen edhe Lazarevski e Alii

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit derisa po zhvillon fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, tani më ka arritur që të sjellë në ekip edhe përforcime tjera të radhës. Fjala është për futbollistin brazilian, Bianor Neto, portierin Filip Lazarevski dhe mesfushorin me perspektiv Alii.

Qendër mbrojtësi 25 vjeç Bianor Neto që gjatësi 1.87 cm, ka arritur marrëveshje me klubin tonë duke nënshkruar kontratë një vjeçare.

Neto në vendlindjen e tij ka luajtur në ekipet Rio Negro-AM dhe Paraná, që më pas të bashkohet me ekipin e Makedonija Gj.P, për të cilët ka luajtur 39 ndeshje në kampionat dhe dy ndeshje në Ligën e Evropës.  Neto debuton sot në ndeshjen miqësore ndaj Neftchit në Antalia.

Lazarevski përforcon portën

Skuadra e FC Shkupit ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me portierin 22 vjeçar Filip Lazarevski, cili tani më është bashkuar me klubin dhe po vijon fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.

Lazarevski është portier mjaft cilësor, i cili karrierën e tij e ka filluar te ekipi i Metallurgut, më pas ka luajtur edhe te Euromilk, prej ku kaloi te Boreci i Velesit.

Një sezon luajti edhe te Rabotniçki, që në fund të mbroj portën e skuadrës dibrane KF Korabi.

Të njoftojmë se klubi ka ndërprerë bashkëpunimin me portierin brazilian Thulio, i cili ishte një gjysmë sezoni së bashku me ne. Kryesia, stafi dhe futbollistët falënderojnë Thulion për kontributin e dhënë.

Ramin Alii nënshkruan kontratë dy vjeçare

Skuadra e FC Shkupit ka marrë në radhët e veta një nga mesfushorët më perspektiv në vendin tonë, bëhet fjalë për 18 vjeçarin Ramin Alii, i cili ishte pjesë e të rinjve të skuadrës së Shkëndijës U19.

Ramini i cili nga fillimi i grumbullimit ishte pjesë e ekipit tonë, ka bindur trajnerin Qatip Osmani, ndërsa kryesia i ka dhënë kontratë dy vjeçare.

Alii gjithashtu ka dy paraqitje me ekipin e Shkëndijës në kuadër të Ligës së Kampionëve për të rinj, ndërsa është shtylla kryesore e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut U18.

Bushi dhe Kurti nga akademia jonë tani me seniorët

Gjithashtu të njoftojmë se me klubin në Antalia janë edhe dy talentet e shkollës tonë të futbollit, Jahi Bushi dhe Nusret Kurti. Dy futbollistët ishin pjesë e ekipit edhe në fillim të fazës përgatitore në Shkup, ku gjithashtu luajtën në miqësoret e para me KF Flamurtarin dhe FC Dritën.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT