Shkupi nënshkruan me golashënuesin e tretë të kampionatit, Alen Jasharovskin

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit ka arritur të bëjë edhe një lëvizje në afatin kalimtar të verës, duke angazhuar së fundi edhe sulmuesin Alen Jasharovskin, i cili vjen nga radhët e skuadrës së Makedonija Gj.P.

Padyshim se paraqitjet e mira në fanellën e ekipit nga lagja e Gjorçe Petrovi i kanë lënë përshtypje trajnerit Ardian Nuhiu, i cili ka vendosur që të planifikojë në shërbimet e sulmuesit shtatëlartë Jasharovski. Sezonin e kaluar Aleni ishte në pozitën e tretë të golashënuesve të Ligës së Parë të Maqedonisë, duke shënuar plot 12 gola dhe duke qenë vetëm pas Besart Ibraimit (20 gola KF Shkëndija) dhe Igor Nedeljkoviqit (13 gola KF Sileksi). Gjithashtu Jasharovski ka shënuar edhe një gol në kuadër të ndeshjeve të Kupës së Maqedonisë, që në total ka 13 gola të shënuar në sezonin që lamë pas.

“Jam i gëzuar dhe njëherit është nder për mua që do ti mbroj ngjyrat e një klubi siç është Shkupi, ekip ky me traditë të madhe. Njëkohësisht më bëhet qejfi që do të luajë para publikut më të mirë në vendin tonë siç janë “Shvercerat”. E falënderoj kryesinë dhe stafin e trajnerëve që më dhanë besimin, derisa e imja është që të shënojë sa më shumë gola. Me numrin më të madh të futbollistëve njihemi gjatë kohë dhe nuk do të më duhet kohë që të adaptohem. Thjesht në fund shpresoj që do të arrijmë aspiratat e klubit në fund të kampionatit”, ka thënë Jasharovski.

Të përkujtojmë se Jasharovski përveç që ka luajtur me Makedonija Gj.P, ishte pjesë edhe e ekipit të Rabotniçkit, Euromilkut dhe “Skopjes”. Jasharovski dhe Shkupi kanë nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi të vazhdimit.

Deri më tani Shkupi në radhët e veta ka angazhuar katër futbollistë të rinj, Shqiprim Taipi dhe Shpend Asani nga Shkëndija e Tetovës dhe Kristijan Stojkoski nga Makedonija Gj.P.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT