Shkupi nesër niset për Bollu

Share:
Share on facebook
Share on whatsapp
Share on telegram
Share on twitter
Share on email

Skuadra e FC Shkupit dje ka zhvilluar stërvitjen e fundit të fazës së parë të përgatitjeve në Shkup dhe tani ekipi sot ka ditë të lirë, që nesër të udhëtojnë në orët e mëngjesit drejt kampit stërvitor Bollu të Turqisë, ku do të zhvillohet faza kryesore e përgatitjeve për ndeshjet e para kualifikuese të Ligës së Evropës.

Ekipi ka punuar ditëve që lamë pas me ritëm të shtuar në përgatitjen fizike, ndërsa trajneri Umit Karan gati më tani po grumbullon ekipin i cili do të ketë dy ndeshje kualifikuese në kuadër të Ligës së Evropës, në korrik ndaj skuadrës armene Ptynik FC.

Skuadra bardhekaltër në Bolu të Turqisë do të jetë nga 24 qershori deri më 10 korrik dhe sipas të gjitha gjasave edhe udhëtimi për në Jereven do të jetë direkt nga Turqia.

Gjatë kësaj faze skuadra do të zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese, ndërsa deri më tani është konfirmuar takimi me ekipin rumun, CSM Politechnika IASI nga Rumania, ndeshje kjo që do të luhet me 4 korrik në Bollu të Turqisë.

Ekipi menaxhues është në kërkim të ndeshjeve tjera kontrolluese, duke dashur që të gjejë kundërshtar sa më të fortë, për të parë dhe formën reale të skuadrës.

 

Artikuj

Të ngjashme