Shkupi ngriti lartë kupën e kampionit

Shpërndaje:

Shkupi ngriti lartë kupën e kampionitSot ka përfunduar zyrtarisht kampionati i Ligës së Dytë në futboll në Maqedoni, ku kampion i pa konkurrent është shpallur skuadra e Shkupit, e cila në ndeshjen e fundit me shumë lehtësi e ka mundur nënkampionen Mlladost CD, me rezultat 2:0.

Që në fillim ishte gjithçka gati për festë, pasi që zyrtarisht nënkryetari i FFM-s, z.Muhamed Sejdini ka ndarë trofeun e kampionit skuadrës së Shkupit, njëherit duke i uruar dhe shumë fat dhe suksese në Ligën e Parë. Ndeshja edhe pse nuk kishte rëndësinë e rezultatit përfundimtarë, Shkupi edhe një herë dëshmoi se pse gjatë gjithë sezonit që nga fillimi nuk e kishte lëshuar për asnjë herë kreun e tabelës. Në këtë ndeshje lamtumirën futbollit aktiv i ka dhënë një nga futbollistëve më të mirë të Shkupit, Goran Stankovski. Pikërisht “Gama”, me dy gola të shënuar në mënyrën më të mirë u përshëndet nga futbolli dhe ekipi i tij, me të cilën kishte shënuar shumë rezultate të mëdha edhe në të kaluarën.

Edhe pse Shkupi ishte e ndëshkuar të luajë pa praninë e publikut, një numër i konsiderueshëm i tifo grupit “Shvercerat” kishin ardhur para stadiumit dhe pritën fishkëllimën e fundit për të festuar së bashku me futbollistët, të cilët së bashku me kryesinë e quan në fund amanetin për të dërguar ekipin në Ligën e Parë.

Meritat janë të përbashkëta për të gjithë ata që kontribuan për skuadrën në cilëndo mënyrë që e kanë bërë. Trajneri Zekerija Ramadani nuk ka fshehur gëzimin e tij, duke thënë se tani merret frymë shumë më lehtë. “Ne e kishim dhënë fjalën para se të fillojë kampionati se Shkupin do e shpiem në Ligë të Parë, andaj ishte një barrë e madhe për ne, por të them të drejtën shumë punë më ishin lehtësuar kur pas vete kisha një kryesi e cila i përmbushte obligimet, ndërsa para vete kisha djem që luanin në secilën ndeshje me kapacitetin e plotë, ndërsa në dy anët tjera kishim mbështetje të madhe nga tifo grupi “Shvercerat” të cilët nuk na lan në asnjë moment të biem nga forma. Andaj sot uroj të gjithë ata që besuan në këtë sukses dhe shpresoj se tani do na pret punë edhe më e madhe, pasi Liga e Parë ka krejt tjetër strukturë dhe lufta do të jetë edhe më e madhe”, ka thënë Ramadani.

Edhe pse sezoni në Ligën e Dytë ka përfunduar, Shkupi duhet të presë të martën hedhjen e shortit për Kupën e Maqedonisë për sezonin e ri, andaj futbollistët ende nuk do të jenë në pushim. / fcshkupi /

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT