Shkupi nis përgatitjet në Çair për ndeshjen e dytë ndaj Pyunikut

Shpërndaje:

Pas kthimit nga Armenia, skuadra ka vazhduar punën dhe përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Pyunikut në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Liga Europës.

Futbollistët kishin vetëm një ditë pushim dhe sot vazhduan me seanca stërvitore nën drejtimin e stafit teknik në krye me Umit Karan.

Ekipi ushtroi në atmosferë të mirë, pas atij rezultati të favorshëm që morëm në ndeshjen e parë të luajtur në Armeni (barazim 3:3), ndërsa me pretendime kualifikimi vazhdojmë të punojmë dhe të mendojmë për ndeshjen e kthimit.

Trajneri Umit Karan kishte në dizpocion të gjithë lojtarët, përveç tre të lënduarve si Besar Iseni, Besir Ramadani dhe Enes Azizi. Njoftojmë që të tre futbollistët e lënduar do të mungojnë edhe për ndeshjen e kthimit kundër Pyunikut.

Takimi kthimit ndërmjet Shkupit dhe Pyunikut do të luhet të enjten në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:30.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT