Shkupi nuk u dorëzua në Kërçovë

Shpërndaje:

Shkupi nuk u dorëzua në KërçovëKanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 13-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë në futboll, ku në kryendeshjen e kësaj jave dy ekipet e kreut, Shkupi dhe Vëllazërimi në Kërçovë kanë zhvilluar duelin më spektakular.

Shkupjanët në këtë ndeshje kishin shkuar me një numër të konsideruar të futbollistëve të prekur nga virusi i gripit, por të cilët kishin vendosur që të mos e humbasin këtë derbi.

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola të shënuar, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan 4 gola, dy nga secila anë. Të parët në epërsi kanë kaluar vendasit, kur Minas Osmani kishte bërë ndërhyrje të palejuar, e për çka referi e ndëshkon me karton të kuq, ndërsa nga penaltia ka shënuar Kushtrim ballazi në minutën e 55-të.

“Jam shumë i kënaqur nga loja, e them këtë pasi që me një futbollist më pak arritëm të kthejmë rezultatin, ndërsa në fund kishim mundësi që edhe të marrim fitoren. I përgëzoj futbollistët e mi për angazhimin që treguan dhe se me këtë dëshmuam se jemi skuadra më e fortë në këtë kampionat. Ne kemi mbetur të zhgënjyer nga referimi, të cilin në asnjë ndeshje nuk e komentoj, por patjetër ta përmendi se në disa raste jemi të dëmtuar që nuk do koment, por gjithsesi shpresoj se nuk do të përsëritet në duelet tjera”, ka thënë trajneri Zekirija Ramadani.

Edhe pse me një futbollistë më pak, Shkupjanët arrijnë të barazojnë në minutën e 81-të me anë të Muharrem Bajrami, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë përsëri në epërsi kalojnë vendasit, kur shënoi Xhelil Asani. Por që gjithçka të jetë më interesante dhe ndeshja të arsyetojë epitetin e derbit, u përkujdes Goran Maznov, i cili shënoi gol në minutën e dytë të kohës shtesë.

Vlen të theksohet se në dy golat asistent ishte Erkan Seferi i cili edhe i dha gallëri skuadrës. /fcshkupi.com/

Tabela: Shkupi 32 pikë, Gostivari 22, Vëllazërimi 21, Mlladost CD 21, Skopje 18, Kozhufi 15, Euromillku 15, Makedonija GJP 14, Drita 11 Napredoku 9

Shkupi në këtë ndeshje luajti me këtë formacion:

1           Suat Zendeli

4           Bujamin Asani (’41 karton të verdhë)

5           Muharrem Bajrami (’81 gol 1:1)

6           Mevlan Adili (’83 karton të verdhë)

9           Goran Maznov (‘90+2 gol 2:2)

10          Besir Demiri (’62 karton të verdhë ’85 zëvendësohet nga Erkan Seferi)

14          Ernest Osmani

15          Leonard Kallaba

17          Besar Iseni (’65 zëvendësohet nga Fisnik Zuka)

20          Minas Osmani

23          Fatmir Arifi (’77 zëvendësohet nga Ardian Nuhiu)

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT