Shkupi nuk udhëton me flamur të bardhë

Shpërndaje:

Sezoni i ri futbollistik i Ligës së Parë të Maqedonisë fillon të dielën, me ndeshjen e parë që përballë ka vënë skuadrën e FC Shkupi kundër rivalit të qytetit, Vardarin, që njëherit është kampion aktual i Maqedonisë.
Shkupi është përgatitur maksimalisht për përballjen e parë, për të pasur një nisje sa më të mbarë pas kthimit në Ligën e Parë. Skuadra e udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani ka punuar mirë në fazën përgatitore dhe beson se sezoni do të jetë shumë i vështirë, pasi që kualiteti në ligë është rritur shumë dhe të gjitha skuadrat do të pretendojnë për pozitë sa më të mirë.
“Pa dyshim se Vardari është favorit në këtë ndeshje, edhe atë në të gjitha aspektet. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për kualitetin e kundërshtarit, por nuk duhet harruar se Shkupi nuk udhëton drejt stadiumit të qytetit me flamur të bardhë. Jam i bindur se futbollistët e mi do ta japin maksimumin nga vetja dhe do të kenë paraqitje të mirë, duke u munduar që të nxjerrin rezultat të lakmueshëm në këtë udhëtim të vështirë”, ka thënë trajneri Ramadani.
Tani më është zyrtare se ndeshja Vardari – Shkupi do të luhet pa praninë e tifozëve “Shvercerat Shkup”, ndërsa trajneri Ramadani ka thënë se është munduar që nga futbollistët ta largojë euforinë, duke u përqendruar vetëm tek ndeshja.
“Gjithsesi që do të na mungojë përkrahja e tifozëve tanë dhe të luajmë pa ta do të jetë vështirë, por unë gjatë gjithë javës jam munduar që futbollistët të përqendrohen vetëm në atë se çka do të ndodhë në fushë. Ne edhe pa tifozët tanë do të mundohemi që me të gjitha fuqitë që kemi ti kundërvihemi Vardarit dhe kështu të sjellim gëzim te tifozët tanë”, ka shtuar Ramadani.
Trajneri Ramadani nuk do të mundet të llogaritë në koreanin Bae Boem Geun, të cilit të enjten i kanë arritur të gjitha dokumentet dhe regjistrimi i tij do të ndodhë vetëm javën e ardhshme, ndërsa në stërvitjen e të enjtes është lënduar Ardian Nuhiu dhe paraqitja e tij është në dyshim.
Ndeshja Vardari – Shkupi luhet në stadiumin Arena Filipi i Dytë, me fillim në orën 20:00.

Biletat shiten tri orë para ndeshjes

Federata e Futbollit të Maqedonisë duelin Vardari – Shkupi e kishte shpallur si ndeshje me rrezik të lartë dhe më pas MPB ka vendosur që të mos ketë tifozë mysafir, por sipas KF Vardar kanë njoftuar se biletat për këtë derbi do të kushtojnë vetëm 100 denarë, ndërsa do të mundë të blihen vetëm në pikat e shitjes pranë stadiumit Arena Filipi i II-të. Pikat e shitjes do të jenë të hapura nga ora 17:00, ndërsa do të jenë të mbyllura 30 minuta para fillimit të ndeshjes, që është caktuar të fillojë në orën 20:00.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT