Shkupi pas stërvitjes, u ëmbëlsua me bakllava Bajrami

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit ka zhvilluar sot edhe një seancë stërvitore, në kushte optimale për punë ku të pranishëm në tribuna kishte edhe një numër të konsiderueshëm të shikuesve, të cilët nga dita në ditë me padurim presin edhe paraqitjen e parë të ekipit në ndeshjet kontrolluese.

Ekipi tani më është kompletuar edhe me dy futbollistët e Guinesë Ekuatoriale, Basilio Ndong dhe Mariano Ondo, të cilët janë ambientuar shpejt në klimën e Shkupit.

Pas përfundimit të stërvitjes, skuadra ka shijuar edhe bakllavanë e Bajramit, të cilën e kishin sjellë kryesia e klubit. I pranishëm në këtë takim ishte e kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, pastaj ish-kryetari i klubit Ejup Ademi, kryetari aktual Suat Alija, drejtori sportiv Omer Bunjaku, menaxheri i klubit Ertan Demiri, përzgjedhësi i reprezentacionit të Maqedonisë, grupmoshat e reja Nexhat Shabani , anëtar të tifo grupit “Shvercerat”, me kryetarin Jusuf Ramadani dhe shumë të tjerë.

Gjithashtu në fund, kryesia kishte përgatitur një dhuratë modeste, për sekretarin e klubit Sulo Ali, i cili sot festoi 65 vjetorin e lindjes, njëherit të gjithë në klub i dëshirojmë shëndet dhe jetë të lumtur.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT